Home Gjeo-Ekonomia Ajo që nuk mundi të thoshte V.Putin.

Ajo që nuk mundi të thoshte V.Putin.

Nga Dritan Haxhiraj

Fjalimi i Vladimir Putin për paradën e 9 majit 2022,ishte në qendër të vëmendjes globale, pasi pritej shpallja e mobilizimit të përgjithshëm. Nuk ndodhi dhe nuk është hera e parë që presidenti rus përdor këtë lloj manovre në favor të tij, por fjalimi ishte triumfi i narrativës 22 vjeçare të manipulimit me masën e gjerë të
popullit rus.

Tani, Putini i datës 9 maj është i njëjtë si me atë të datës 21 dhe 24 shkurt ( data e pushtimit në Ukrainë) sipas zgjedhjes së termave, thekseve dhe shprehjeve. Në mesazhin e shkurtër përballë veshjevje bombastike dhe çiezmeve që shkëlqenin në Sheshin e Kuq,
ai pretendonte drejtësin e “operacionit special”, duke e lidhur atë me momente të tjera të historisë ruse.

Presidenti rus,përmendi Minin dhe Pozharsky, të cilët i dëbuan polakët nga Kremlini në 1612, betejën e Borodinos kundër Napoleonit, episodet e shumta të përgjakshme të Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore për rusët) të luftuar në territorin sovjetik.

Në ditën kur festohet një fitore nga e kaluara,objekti i revizionizmit narrativ të Putinit për ta bërë atë një ndjenjë të përditësuar, bëri që kjo të kthehej në një disfatë për Putin.Ajo që Rusia u përpoq të bënte më 24 shkurt është, nga pikëpamja e strategjisë ushtarake, pothuajse e paimagjinueshme.

Rusia kërkon të zhbëjë pushtetin e qeverisë në Kiev në harkun e 72 orë,siç parashikohej nga Plani X i Ushtrisë Ruse në një vend prej 44 milionë banorësh,e cila zë zonën e dytë më të madhe në Europë si sipërfaqe gjeografike.

Mbas këtij Plani X , pati një Plan Y e më pas një Plan Z. Të gjitha të dështuara me sukses.

Ishte një bast i humbur nga V.Putin.

Ai plan ishte i pamatur dhe dështoi plotësisht në javën e parë, atë vendimtare. Trupat ajrore,për të cilat Forcat e Armatosura Ruse janë fokusuar shumë vitet e fundit, kanë dështuar në objektivin e tyre fillestar, atë të pushtimit në pika vendimtare dhe në fusha të ndryshme.

Dështimi ndodhi për shkak të çorganizimit të sulmit,pothuajse menjëherë pa linja logjistike furnizimi dhe përgatitjes ukrainase. Rezistenca funksionoi gjithashtu sepse komunikimet e vazhdueshme mbi aktivitetet ruse mbërritën në Kiev në mënyrë aktive dhe inteligjenca perëndimore (CIA, M16) dha detaje mbi lëvizjet në kohë reale.

Asnjë efekt befasues, ndërkohë që nga ana tjetër pati kokëfortësi, organizim ushtarak dhe ndihmë të menjëhershme nga anëtarët e NATO-s – të cilët po ndihmojnë në përforcimin e mbrojtjes ukrainase në një mënyrë gjithnjë e më të sofistikuar. Duke e anashkaluar këtë objektivë atë të surprizës ( 24 shkurt-5 mars), Rusia provoi të rrethonte kryeqytetin e Kievit nga lindja dhe perëndimi, gjithmonë me synimin për të rrëzuar atë që ajo e përcakton si “junta naziste” si një formë justifikimi për agresionin. Rusët gjithashtu zhvendosën trupat ushtarake në qytete të tjera , Sumy, Kharkiv, Donetsk, Mariupol dhe Mykolaiv.

Përveç përgatitjes së elitës ushtarake ukrainase i cili ishte vazhdimi i ndihmës perëndimore, javët e fundit, në Kiev kanë mbërritur me shpejtësi materiale gjithnjë e më të sofistikuara dhe efektive. Llogaritja matematikore ruse kudo në këto javë pati krisje.Putin mendoi se mund ta përçante Perëndimin ndërsa inteligjenca e tij FSB ,do të duhej të blinte bashkëpunëtorë në Ukrainë.
Asgjë nuk shkoi përsëri siç ishte planifikuar në këtë rast.

Kudo, Plani X ai ushtarakë dhe plani politikë futën ujë nga të gjitha anët.

Në planin afatgjatë, Putini nuk mund ta fitojë luftën e tij. Por në rrugën drejt humbjes, atë e pret një shkatërrim i dhimbëshëm.

Nëse plani do të funksiononte, parada madhështore e 9 majit do të mbahej në Kiev këtë vit. Volodymyr Zelensky do të kishte vdekur ose do të ndodhej në mërgim, duke demonstruar humbjen e regjimit kukull të Perëndimit.
Projekti anti-rus i një Ukrainë të pavarur do të ishte një zhargon në librat e historisë.
Por plani nuk funksionoi. Fushata dhjetë-javore tashmë i ka kushtuar Rusisë jetën e 18000 ushtarëve të saj. Vladimir Putin po lufton një luftë të tijën, atë të delirit, të përforcuar nga kërcënimi i një apokalipsi bërthamor, me shpresën për të thyer vullnetin për t’i rezistuar Ukrainës ose duke gjetur një formulë ku qeveritë e Perëndimit të bien pre e presioneve të tipit stalinistë.

Mund të funksionojë akoma?

Rizbulimi i unitetit dhe vendosmëria e Perëndimit janë pika kyçe e këtij konflikti. Por e gjithë kjo nënkupton edhe rreziqe të mëdha,pengesa ushtarake, intriga në pallat dhe pakënaqësi publike që shoqërun këto javë aparatin ushtarakë, FSB dhe etnitë e ndryshmë të Federatës Ruse. Edhe kur pushtimi është i suksesshëm, ai prodhon kryengritje. Asnjë nga këto nuk ishte pjesë e planeve.

Tashmë Putin nuk ka më në kontroll asgje.
Këto deshte tu thoshte në 9 maj 2022 veteranëve të luftës e vetmja shtresë të cilët i mashtonë me sukses.

Dhe kjo ndodh kudo në vendet ish-komuniste.
Mashtrimi dhe propaganda sëmundja e rregjimeve hibride e autoritare, atë që komunizmi i la për peshqesh historisë së këtij shekulli.

Share: