Home Gjeo-Ekonomia BE i vendosi embargo naftës ruse, Kremlini në kërkim të tregjeve të...

BE i vendosi embargo naftës ruse, Kremlini në kërkim të tregjeve të reja

Marrëveshja e arritur nga Bashkimi Europian për të sanksionuar naftën ruse, pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve,  është një nga më të rëndësishmet deri tani. Ndërkohë kjo marrëveshje ka bërë që Kremlini të vihet në lëvizje për të gjetur tregje të reja.

Moska është e varur nga eksportet e saj të energjisë ndërsa BE thotë se kjo marrëveshje do të shkurtojë më shumë se 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Në një analizë të publikuar sot, BBC shkruan se me gjithë retorikën anti-perëndimore që kemi dëgjuar nga Vladimir Putin javët e fundit, lideri rus ka më shumë gjasa t’i thotë Evropës:: “Bëhuni gati për disa dhimbje ekonomike për shkak të kësaj embargoje. Le të shohim se sa do të zgjasë mbështetja juaj për Ukrainën”.

Kremlini është i vetëdijshëm për opinionet e ndryshme brenda BE-së për këtë çështje dhe Putin do të përpiqet t’i shfrytëzojë ato.

Rusia do të kërkojë tregje të reja, por sa i përket naftës kjo nuk është një zgjidhje e shpejtë pasi infrastruktura në vend nuk është ende gati për të riorientuar eksportet e naftës nga Evropa në Azi, për shembull. Dhe nëse nafta ruse shitet në Azi çmimi i saj do të jetë më i ulët.

Ekziston edhe çështja e gazit rus, thotë eksperti i BBC. Sipas tij një embargo ndaj gazit mund të diskutohet më pas nga vendet e BE./Opinion.al

Share: