Presidenti rus, Vladimir Putin ka pasur sot një telefonatë me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.
Bennett ka thënë se Putini i kërkoi falje atij për komentet në fillim të kësaj jave nga ministri i tij i Jashtëm Sergei Lavrov që pretendonte se Adolf Hitler ishte pjesërisht hebre.
Lavrov i bëri komentet kur u pyet në një intervistë se si Rusia mund të pretendonte se po “de-naziste” Ukrainën kur presidenti i saj është vetë hebre.
Në intervistë, kryediplomati rus tha se “Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, duke shtuar: “Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenj”.
Komentet shkaktuan zemërim në Izrael, i cili thirri ambasadorin e Rusisë për “sqarim” dhe të kërkoi falje.
Kryeministri Bennett tha se e ka pranuar faljen e Putinit për komentet dhe e falënderoi atë për sqarimin e pozicionit të tij./Opinion.al