Home Gjeo-Ekonomia Hungaria jashtë embargos së naftës ruse, Orban: Hungarezët mund të flenë të...

Hungaria jashtë embargos së naftës ruse, Orban: Hungarezët mund të flenë të qetë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një video-mesazh natën vonë të hënën,  iu drejtua hungarezëve duke iu thënë se mund të flenë të qetë në shtretërit e tyre pasi janë të mbrojtur nga kostot e shtrenjta të karburantit dhe ngrohjes që për pjesën tjetër të Europës do të thotë embargo.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një plan për të bllokuar më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse. Ndërkohë u vendos se do të kishte “një përjashtim të përkohshëm për naftën që vjen përmes tubacioneve në BE”,-tha shefi i Këshillit Evropian Charles Michel. Kështu, sanksionet e menjëhershme do të prekin vetëm naftën ruse që transportohet në BE përmes detit.

Nga sanksionet u përjashtua tubacioni Druzhba (Miqësia),  ndërsa qeveria hungareze sipas BBC po e paraqet këtë si një fitore ndaj Komisionit Evropian.

Kujtojmë se Orban mori një fitore të katërt radhazi në zgjedhje muajin e kaluar, duke premtuar se do të mbajë të ulëta çmimet e shërbimeve dhe karburantit. Ndërsa javën e kaluar, ai njoftoi taksat e rejapër të mbuluar koston e mbajtjes së subvencioneve.

Share: