Forcat detare ruse do të garantojnë kalimin e anijeve me grurë në Detin Mesdhe nëse Ukraina heq minat nga ujërat e saj bregdetare, tha të martën Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
“Është thelbësore që përfaqësuesit ukrainas të pastrojnë ujërat bregdetare nga minat,”-tha Lavrov në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Bahrein.
“Nëse ky problem zgjidhet, atëherë në det të hapur, forcat detare ruse do të sigurojnë kalimin e papenguar të këtyre anijeve në Detin Mesdhe dhe më tej në destinacionet e tyre,”-shtoi Lavrov.
Ai vazhdoi duke thënë se “gjithçka që varet nga Rusia është e garantuar”.
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka ndërprerë furnizimin me drithë nga Ukraina, duke shkaktuar mungesë globale të grurit.
Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokada e Rusisë e rrugëve kryesore të eksportit përmes Detit të Zi dhe Detit Azov.
Kremlini ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ka bllokuar furnizimet me grurë nga Ukraina dhe ka akuzuar Perëndimin se ka shkaktuar krizën./Opinion.al