Home KRYESORE Në qytet shiten karaktere…

Në qytet shiten karaktere…

Nga Alba Huta

Në qytet shiten karaktere.
Diku më lirë,
diku, ato të rëndomtët
zgjasin duart për pak mëshirë,
sepse fati është treguar i lig me to.

Në qytet shiten karaktere.
Vendet e caktuara për shitje
janë minuar me dyshimet frojdiane,
fëmijë apo i rritur qoftë.
Krizat ndërsejnë politikën
dhe pjella gjeneron veten mbi triumf.

Në qytet shiten karaktere
njerëzish të pastrehë,
që janë të lirë,
në vetëdijen e shkelur
prej robërve të luksit
dhe strehën e tyre e vunë ne ankand
për ca lekë bamirësie.
Titujt e nderit do t”i marrin në varr.

Në qytet po shiten karaktere
pa lajmërim, se edhe ato kushtojnë…

A.Huta

Share: