Home Gjeo-Ekonomia Kulinaria si mjet diplomatik në Neranxi Food Festival 2022

Kulinaria si mjet diplomatik në Neranxi Food Festival 2022

Neranxi Group zhvilloi Panairin Neranxi Food Festival 2022, i cili bëri bashkë furnitorë nga e gjithë Europa për të prezantuar risitë e vitit edhe përballë një pjesëmarrje domethënëse diplomatike.

Klientë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vizituan panairin, u konsultuan me chef-at e huaj dhe specialistët e Kompanive të huaja që Neranxi Group ka përfaqësinë dhe i kishte sjellë apostafat në Tiranë.

Panairi i 15- të në radhë, u organizua në datat 7 dhe 8 Maj në ambjentet e Institutit Kulinar Neranxi dhe u kthye në një festë të vërtetë me të gjithë specialistët e kulinarisë, artit të bukur të shijes dhe ata që operojnë në sektorin e turizmit, të cilët u njohen me risitë e sezonit duke dhënë një shëmbull domethënës të kuminikimit nëpërmjet artit kulinar midis kombeve të ndryshme.

Ky aktivitet, unik për nga lloji i vet është një vlerë e shtuar për Shqipërinë, pasi bashkon shijen e mirë me produktet e ekselencës dhe profesionistët që i përdorin ato në kuzhinë, pasticeri, pizzeri, bukëpjekje, miksologji, çokolatieri, HORECA etj.

U realizua gjithashtu një Live Show Kulinar në perfeksion dhe që vertet i suprizoi të ftuarit, qoftë ambasadorë dhe përfaqesues nga trupat diplomatike në Tiranë si Stefano Salmaso, shefi i Zyrës Komerciale të Ambasadës Italiane, Sarantis Moschovis, shefi i Zyrës Komerciale të Ambasadës Greke dhe Shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Kinës në Tiranë Z.Ding Zhou, apo dhe klientët e thjeshtë të dyqaneve Neranxi Organic Market, të cilet të ushqyerit mirë e kanë prioritet dhe e kanë kthyer në stil jete!

Në këtë rast duhet thënë se Neranxi dhe aktivitete të tilla gjigande i bëjnë të gjithë të komunikojnë përtej gjuhëve të tyre të ndryshme me dimensionin unik të shijes!

Në takimet e kryera me diplomatët e huaj në Panair, zotit Nikollaq Neranxi ju propozuan projekte të ndryshme bashkëpunimi me ambasadat e Tiranës dhe përgjigja nga presidenti i kompanisë ishte plotësisht pozitive.

Vetëm duhet pritur se surprizat e Markës Neranxi nuk do mungojnë kurrë…!

neranxifoodfestival2022 #neranxi #foodfestival #liveshow #culinaryfair #cookingshow #pastry #gelato #chocolate #asiancusine #mexicancusine #traditionalalbaniancusine #albania #turism #neranxigroup #neranxi2022

Share: