Nga Nikollaq Neranxi*
Kjo ishte pyetja që kërkonte përgjigje në emisionin Argument në Scan.
Përgjigja ime si Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes se Tregut të Shqipërisë dhe si sipërmarrës është Jo! Dhe jo vetëm kaq, por fiskalizimi rrezikon falimentimin e biznesit të ndershëm!
- Sepse sistemet e mira ose të këqija i bëjnë njerëzit dhe jo softwaret dhe ne kemi korruspsion në dogana, tatime, në qeveri.
- Fiskalizimi po bëhet për njerëzit që punojnë në mënyrë të ndershme të cilët gjithmonë kanë paguar taksa edhe kur ishin kasat, ndërkohë aktiviteti i miqve të pushtetit do vijojë të mos deklarohet askund, pra as të fiskalizohet.
- Ulja e informalitetit bëhet me kontrolle fizike në dyqanet e pakicës, por këtë nuk duan ta bëjnë sepse malli i ardhur kontrabandë është i miqve të pushtetit dhe hajduti dhe i korruptuari nuk mund të kontrollojë veten.
- Fiskalizimi rrezikon të çojë në falimentim biznesin e ndershëm, sepse Tatim Taksat kanë tashmë në duart e tyre në kohë reale të gjithë aktivitetin e një sipërmarrje, të dhëna të cilat i shërbejnë sipërmarrjeve të lidhura me pushtetin për të nxjerrë nga tregu të tjerët.
- Të dhënat sensitive të biznesit në servera shtetërorë, janë të pasigurta sepse mund të bëhen publike siç dolën pagat e qytetarëve, numrat e telefonit etj. Kjo administratë është e pabesueshme edhe në këtë aspekt.