Home Approccio Italo Albanese Confindustria Albania kërkesa preçize ministres Ibrahimi 🇮🇹🇦🇱

Confindustria Albania kërkesa preçize ministres Ibrahimi 🇮🇹🇦🇱

Confindustria Albania – L’Associazione degli Industriali Italiani in Albania, segue di pari passo tutte le modifiche legislative relative al miglioramento del clima del business in Albania, e sostiene qualsiasi nuova iniziativa nel Paese.

In riferimento ai servizi pubblici, che a partire dal 1 maggio vengono offerti solamente online attraverso il portale e-albania, e senza più la possibilità di recarsi presso gli sportelli fisici delle istituzioni, questa decisione sta causando innumerevoli difficoltà per le imprese.

Sosteniamo nuove idee e progetti, siamo favorevoli ai servizi online, ma siamo contro il caos creato negli ultimi giorni a disfavore dell’imprenditoria privata. Non è accettabile avviare un cambiamento radicale, senza lasciare spazio ad altre soluzioni alternative, con l’idea che, se il sistema presenterà dei problemi,verranno risolti strada facendo. Questa attesa nella sistemazione degli attuali problemi riscontrati sul sistema online di e-albania, sta provocando confusione per le imprese, penalizzando l’impresa per errori che non dipendono da essa e creando costi imprevisti e ingiusti. Il portale online avrebbe dovuto essere sottoposto a un periodo di prova, fino al completo test, per evitare questo disordine, i costi non calcolati e la sfiducia nei confronti dei servizi online.

Di seguito, riportiamo alcuni dei problemi riscontrati dalle nostre imprese associate:

­ Sulla legge n. 7/2022 “Per una modifica alla legge n. 9723 del 3.5.2007, “Sulla registrazione delle imprese”, e successive modifiche, le sanzioni per le iscrizioni tardive obbligatorie sono state modificate da 15.000 ALL a 60.000 ALL. Nel frattempo, le domande online per le iscrizioni obbligatorie incontrano molte difficoltà. Il portale e-albania è spesso bloccato per lunghe ore e non può essere utilizzato. Le imprese vengono quindi penalizzate anche quando e-albania non funziona a causa di un malfunzionamento dello stesso portale. Tutte le comunicazioni avvengono via e-mail. Le risposte in merito alle iscrizioni obbligatorie, invece di avere la priorità per non penalizzare l’impresa, impiegano dai 5 ai 10 giorni lavorativi nel riscontro;

­ La registrazione delle modifiche legati alla durata in carica dell’amministratore, spesso non è valida, anche nel caso in cui è l’amministratore stesso a fare la modifica.
­

Nei casi in cui l’amministratore è straniero, e non vi siano modifiche ai suoi dati, il sistema richiede e accetta solo l’indirizzo albanese. Lo stesso problema si riscontra anche nei casi di deposito di bilanci. Il deposito dei bilanci è una prassi consolidata da anni, ma nonostante ciò non si conoscono i dati degli amministratori stranieri;

­ Sul portale e-albania non è presente il servizio di prenotazione nominativa, previsto dall’articolo 24 della legge “Sulla registrazione delle imprese”. La mancanza di questo servizio comporta un aumento dei costi di predisposizione della documentazione per l’apertura di società straniere.

­ Si riscontrano problemi anche nell’ottenimento dei Certificati Fiscali, in quanto il portale non invia sempre email automatiche di promemoria per il rinnovo del certificato. La frequente assenza di tale servizio, comporta la decadenza della validità del certificato, mentre le scadenze per l’ottenimento del nuovo certificato sono state estese a 10 giorni lavorativi, creando problemi per l’emissione di fatture fiscali in tempo reale.

In merito a quanto sopra, chiediamo gentilmente:

  1. Di non applicare sanzioni per il ritardo nella registrazione dei dati obbligatori, per un periodo di 6 mesi, al fine di consentire il miglioramento dei servizi alle imprese da parte di AKSHI – Agenzia nazionale per la società dell’informazione;
  2. AKSHI e QKB, devono aprire sportelli di assistenza, in modo che le soluzioni siano più veloci (pratica, che ha funzionato con la registrazione dei beneficiari effettivi);
  3. Accorciare i termini per l’ottenimento del Certificato fiscale, o estendere la validità dei certificati in corso per un periodo ulteriore di 6 mesi dopo la loro data di scadenza;
  4. Aggiornare e sincronizzare automaticamente i dati degli amministratori tra e-tatime ed e-albania;
  5. Fornire tutti i servizi e i diritti previsti dalla Legge sulla Registrazione delle Imprese.


Confindustria Albania- Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri ndjek nga afër çdo ndryshim legjislativ që i përket biznesit dhe sipërmarrjes private në Shqipëri dhe mbështet çdo iniciativë të re që ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit.
Aplikimet online nëpërmjet portalit e-albania, që janë bërë të detyrueshme dhe pa asnjë alternativë tjetër që nga data 1 maj, po i krijojnë biznesit vështirësi të panumërta.
Mbështesim idetë dhe projektet e reja, jemi pro shërbimeve online, por kundër kaosit të krijuar ditët e fundit tek biznesi. Nuk mund të iniciohet me sot me nesër një ndryshim rrënjësor pa lënë mundësi për zgjidhje të tjera alternative, me idenë që, nëse sistemi ka probleme, i rregullojmë rrugës. Rregullimi i problemeve të sistemit online shkakton paqartësi te sipërmarrja, penalizon biznesin për gabime që s’varen prej tij dhe krijon kosto artificiale të paparashikuara dhe të padrejta për sipërmarrjen private. Portali duhet të kishte kaluar përmes një periudhe prove derisa të kolaudohej tërësisht, për të shmangur çrregullimin, kostot dhe mosbesimin tek shërbimet online.
Po sjellim më poshtë disa nga problematikat e hasura nga kompanitë tona anëtare:

  • Me ligjin nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, penalitetet për regjistrime të detyrueshme të vonuara u ndryshuan nga 15.000 lekë në 60.000 lekë. Ndërkohë aplikimet online të regjistrimeve të detyrueshme hasin vështirësi të shumta. Portali e-albania shpeshherë edhe me orë të zgjatura bllokohet dhe nuk arrin të përdoret. Subjektet penalizohen edhe kur e-albania nuk funksionon për shkaqe të vetë portalit. Të gjitha komunikimet kryhen nëpërmjet postës elektronike. Përgjigjet në lidhje me regjistrimet e detyrueshme në vend që të kenë prioritet për të mos penalizuar biznesin, zgjasin nga 5 deri në 10 ditë pune.
  • Regjistrimi i ndryshimit të afatit të administratorit shpesh nuk është i vlefshëm edhe në rastin kur është vetë administratori i kompanisë që kryen aplikimin.
  • Në rastet kur administratori është i huaj dhe nuk ka asnjë ndryshim në të dhënat e tij/saj, sistemi kërkon dhe pranon vetëm adresë shqiptare. E njëjta problematikë haset edhe në rastet e depozitimit të pasqyrave financiare. Depozitimi i pasqyrave financiare është praktikë e konsoliduar prej vitesh, por pavarësisht kësaj, nuk njihen të dhënat e administratorëve të huaj.
  • Në portalin e-albania nuk ekziston shërbimi për rezervimin e emrit, parashikuar në nenin 24 të ligjit “Për regjistrimin e biznesit”. Mungesa e këtij shërbimi sjell si pasojë rritjen e kostove të përgatitjes së dokumentacionit për hapjen e kompanive të huaja.
  • Problematika shfaqen edhe te certifikatat e fiskalizimit, pasi portali jo gjithmonë dërgon imeile automatike për ripërtëritjen e certifikatës. Mungesa e shpeshtë e këtij shërbimi çon në përfundimin e vlefshmërisë së certifikatës, ndërsa afatet e pajisjes me certifikatë të re janë shtyrë në 10 ditë pune, duke krijuar probleme për lëshimin e faturave të fiskalizuara në kohë reale.

Për sa më sipër, kërkojmë me mirësjellje:

  1. Të mos aplikohen gjoba dhe penalizime për vonesa të regjistrimit të të dhënave të detyrueshme për një afat 6-mujor, më qëllim që të mundësohet përmirësimi i shërbimeve për sipërmarrjet nga AKSHI;
  2. AKSHI dhe QKB-ja të hapin sportelet e asistencës, në mënyrë që zgjidhjet të jenë më të shpejta (praktikë, e cila funksionoi më së miri me Regjistrimin e Pronarit Përfitues);
  3. Të shkurtohen afatet për pajisjen me certifikatë fiskale, ose të shtyhet vlefshmëria e certifikatave aktuale edhe për një periudhë 1-6 muaj te tjerë pas datës së skadimit.
  4. Të përditësohen dhe të gërshetohen automatikisht të dhënat e administratorëve midis e-tatime dhe e-albania.
  5. Të ofrohen të gjitha shërbimet dhe të drejtat që parashikon ligji për Regjistrimin e Biznesit.
Share: