Home KRYESORE Gazetaria e munguar e makinës në Shqipëri!

Gazetaria e munguar e makinës në Shqipëri!

Nga Shpëtim Luku

Agron Sylejman është një gazetar i specializuar autoje në Maqedoni. Me rastin e promovimit të brandit të njohur britanik MG në Kroaci ai ishte pjesëtar i një grupi gazetarësh maqedonas, kolegë të tij, gjithashtu, të specializuar në këtë zhanër gazetaresk.

Agroni ka një portal Autoinfo.mk. kurse Goran Antevsi një portal tjetër, po për auto. Këto nuk janë portalet e vetme të kësa natyre në vendin fqinj. Sepse janë të paktën edhe dy të tillë, ndërkohë që në televizion ka emisione të specializuara për makinat, me standarte të përafërta profesionale, sikurse edhe emisionet e këtij tipi në mediat e mirënjohura europiane.

Agroni më tregoi se kishte marrë pjesë në afro 300 test drive e promovime gjatë karrierës së tij. Më tregoi gjithashtu se që prej afro 30 vitesh në Maqedoni zhvillohej aktiviteti profesional “automobili i vitit”. Unë bëj pjesë tek ata gazetarë që kanë krijuar njëfarë eksperience në gazetarinë e makinës. Fillimisht me krijimin e revistës “Auto Albania”. Dhe mës pas me pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme ku testoheshin modele të ndryshme makinash.

Por në dallim nga vendi fqinj, ku ka një bashkëpunim të mirë mes shitësve të makinave dhe mediave të specializuara, çka ka sjellë progresin e kësaj medjeje, në Shqipëri, ky bashkëpunim ishte thuajse i pamundur. I pakuptueshëm. I pajustifikueshëm.

Agroni vazhdonte e më tregonte histori e ngjarje nga eksperienca e tij, ndërsa mua më shfaqej para syve i gjithë “filmi” i përpjekjeve të mundimshme me përfaqësi të ndryshme markash, të cilët as një faqe reklamë të asaj çfarë tregtonin ngurronin të merrnin atë kohë. Ndaj jemi sot në një situatë të tillë ku gazetaria e makinës si gjini gazetareske mungon thuajse plotësisht, ndërkohë që me automjetin tashmë është familjarizuar e dashuruar çdokush.

Edhe kur koncensionare që drejtohen në mënyrë profesionale, si “Albanian Motor Company” prej Gentian Karaj,të krijojnë mundësitë e pjesëmarrjes në aktivitete promovimesh sërish, ato janë ngjarje e raste kur ti thjesht konstaton në mënyrë objektive hendekun e madh profesional që është krijuar me mjeshtrat e gazetarisë automotive.

Share: