Nga Nebil Çika
Komunist nuk të bënte njeri me zorr e me dhunë duhet të beje lutje të plotësoje kushte specifike , të jepje prova për tu pranuar në PPSH .Komunistët inkriminoheshin me dëshirë.
Bashkëpunëtorët, në pjesën më të madhe të tyre, janë bërë me dhunë, në kushte kur i’u kërcënohej jeta apo nderi i tyre ose e familjarëve të tyre.
Është e papranueshme e kriminale që edhe sot komunistët vazhdojnë të përdorin dosjet e Sigurimit të Shtetit për të mbajtur peng bashkunëtoret e tij për interesa pushteti ,qoftë edhe duke i vendosur në poste kyçe të pushtit .
Në këtë libër, botuar në 2013, kam trajtuar pikërisht këtë Diktaturën e Dosjeve , përdorimin e tyre pas rënies se de jure të komunizmit nga ata që kanë dijeni për to për shkak të pushtetit apo detyrave shtetërore.
Kam këmbëngulur dhe këmbëngul që dosjet e Sigurimit të Shtetit të hapen publikisht, jo për të penalizuar bashkuntorët, përkundrazi për çliruar ata nga “diktatura”, përdorimi që u bëjnë ende persekutorët komunistë duke i mbajtur në frikë e presion me dosjet e Sigurimit .
Dua që edhe ata të fitojnë lirinë e cila po ju mbahet peng prej 30 vitesh.
Kam këmbëngulur e këmbëngul që rekrutimet me dhunë të Bashkëpunëtorëve të Sigurimit të trajtohen si krime të komunizmit gjë që deri tani nuk ka ndodhur .
Kjo është një temë e gjerë por un jam munduar në mënyrë kronologjike të tërheq vëmendjen çfarë po ndodh me këtë fenomen kriminal në të ashtuquajturën demokraci shqiptare.
Këmbëngul gjithashtu që PPSH dhe anëtarët e sajë ishte organizata më e madhe terrorriste në historinë tonë kombëtare .
Falenderoj edhe një herë, mikun tim Alfred Duka për mundësimin e botimit të këtij libri .