Home Gjeo-Ekonomia Në anën e Rusisë apo BE? Ministri serb:Mos na kërcënoni, përgjigja s’do...

Në anën e Rusisë apo BE? Ministri serb:Mos na kërcënoni, përgjigja s’do ju pëlqejë

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka marrë një përgjigje nga Serbia në lidhje me deklaratën e bërë prej saj se Serbia duhet të vendosë në anën e kujt dëshiron të qëndrojë të BE-së apo Rusisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia udhëhiqet nga shtetari i fundit i lirë i Evropës, Aleksandar Vuçiç.

“Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Në dy luftërat e fundit botërore, Gjermania u dallua për ultimatume pas të cilave vdiqën miliona serbë. Dhe pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi”. “Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë, me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Evropian nuk mund të mburren,” tha Vulin në një deklaratë.

Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, në vitin 2033 ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian”- tha Vulin teksa shtoi:

Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të ishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian foli për Kievin “Një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe tani i shpall ata një vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, ju mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë”./Opinion.al

Share: