Home Gjeo-Ekonomia Oligarkët, në duart e amerikanëve.

Oligarkët, në duart e amerikanëve.

Nga Dritan Haxhiraj

Një tjetër mister mbulon klikën e agjentëve të Vladimir Putinit, këtë herë për një tentativë vetëvrasjeje të orëve të fundit.

Vadim Zimin, ish-truproja e presidentit rus, u gjet me shenjën e një plumbi në kokë nga vëllai i tij, brenda banesës së tij në Krasnogorsk, pranë Moskës. Ai ndodhet në terapi intensive dhe sipas mjekëve rrezikon të vdesë.

Sherbimet angleze nëpërmjet shtypi britanikë raportojnë se Zimin ka qenë bashkëpunëtor gjatë presidencës së Boris Yeltsin, midis viteve 1991 dhe 1999.

Më pas, ai ka qenë kolonel gjatë mandatit të Putinit, por ende nuk është e qartë se çfarë roli specifik.

Dihet, se ai ishte njeriu i ngarkuar për mbajtjen dhe mbikëqyrjen e çantës me kodet bërthamore ruse.

Edhe pse flasim për një “çantë bërthamore”, në realitet ka tre chegutë (emri në rusisht).

Njëri e shoqëron presidentin rus kudo dhe dy të tjerët janë në masa Top-Secret në prezencën e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Federatës Ruse.

Ato peshojnë rreth 10 kilogramë, kanë një telefon të integruar dhe një terminal me kode të kriptuara.

Për një sulm bërthamor, të paktën dy duhet të aktivizohen dhe njëri prej tyre duhet të jetë detyrimisht e presidentit rus.

Zimin është gjetur në kuzhinën e banesës së tij në një pellg gjaku. Pranë trupit është gjetur një pistoletë 79-9TM, e njohur edhe si “Makarych”.

Sipas njoftimeve të policisë, vëllai ishte në shtëpi në banjë kur dëgjoi të shtënat. Ndërsa gruaja e Zimin aktualisht po ndihmon të plagosurit e luftës në Ukrainë si mjeke.

Sipas gazetës ruse Moskovsky Komsomolets, ish-truproja e Putinit ishte nën hetim për korrupsion dhe ishte në arrest shtëpiak. Akuza është se ka pranuar shantazhe në shërbimin doganor, ku mbante një post.

Ky është versioni i FSB-së?

Ka pas një grusht shteti këto ditë në Moskë i kapur në kohë nga pjesa e inteligjencës?

Ky êshtë vetem numri i zhdukjeve që së bashku me zhdukjet e misterëshme të ditëve të fundit Perëndimi njeh, i cili bashke me vrasjen e kolonelitë Zimin del në shtyp.

Sa njerëz po zhduk FSB-ja?

Eshtë e qartë që oligarkët rus dhe 600 miliardë dollarë të sekuestruara janë arma që kanë në dorë amerikanët dhe aleatët.

Oligarkët janë dëshmimtarët që po groposin V.Putin.

Share: