Ditën e sotme, do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e tetë mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë.
Ky takim vjen pas mbledhjes së dy qeverive në Elbasan. Takimi i dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat e vendit, Albin Kurti dhe Edi Rama, nga ku priten te nënshkruhen edhe disa marrëveshje.
Ashtu siç mund të shihni edhe në agjendën e mëposhtme, mbledhje pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Agjenda:
10:45-Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë
11:00-Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15-Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20-Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV
12:30-Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45-Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë