Home KRYESORE Tërmeti “trondit” Lojrat Mesdhetare të Oranit në Algjeri

Tërmeti “trondit” Lojrat Mesdhetare të Oranit në Algjeri

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi të dielën mbrëma pranë qytetit Oran në Algjerinë perëndimore, ku po zhvillohen edheLojërat Mesdhetare.

Njoftimi është bërë nga Qendra Kërkimore për Astronomi, Astrofizikë dhe Gjeofizikë (CRAAG), ndërsa fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme të rënda materiale dhe lëndime.

Sipas kontakteve edhe me ekipin olimpik shqiptarë atje ka patur disa lëkundje në orën 20:17 12 km në veri të Gdiel është regjistruar e para, rreth 20 km në lindje të Oranit, të ndjekur nga dy tërmete me magnitudë 3.2 dhe 4 ballë, njofton ndërkohë CRAAG.

Disa shtëpi janë dëmtuar në qytetin e Arziut, që ndodhet rreth 40 km në lindje të qytetit të Oranit, siç u bë e ditur, nga mbrojtja civile.

Top Channel

Share: