Nga Lida Shosha
●Për të gjithë ata,që hedhin topa balte, për njeriun, që se njohin,se kanë taku kurrë, sjanë shërby kurrë prej tij, nuk e dinë sa ka investu ky njeri të bëhet në një vend kaq problematik dhe të vështirë me sfida epokale si Shqipëria jonë. Kjo kulturë mjerane, dalë nga skutat e xhelozisë ,smirës, pamundësisë për tu bër dikushi në jete, kjo kulturë e topave të baltës, nuk i shërben as dreqit. Bëni mirë, ndonjë top tja drejtoni vetes , që të kuptoni sa lëndoni me pavërtetesinë, llumin dhe vrerin që villni përditë.
●Pse qënka e padenjë figura e një mjeku të mirë si ajo e kolegut të nderuar Dr Bajram Begajt, po dhe këta që kishim,kusure sju latë, shikoni traun në syrin tuatj pastaj qimen në syrin e tjetrit. Së paku Dr Bajrami, është mjek i nderuar, intelektual i mirëfilltë, i mirë trajnuar në shkolla e Akademi perendimore, një jetë investuar të bëhet ky që është, sigurisht integruar në drejtim të ushtrisë, po pse ata mijëra civilë së pari, ushtarë e oficerë të panumert ndër vite, që u është shërbyer, qoftë si mjek, qoftë si akademik, qoftë si zyrtar i lartë ushtarak, nuk janë qytetarë shqiptarë ata.
●Gongu ra, ata (opozitë, etj) që ligjërisht , duhet në mënyrë konstruktive të kontribonin në përzgjedhjen e kreut te shtetit, dështuan me sukses.
●Lëreni tjetrin të fillojë detyrën, koha do tregojë aftësitë dhe performancën dhe jam e bindur që do përmbushë më së miri detyrimet dhe përgjegjësitë e kreut të shtetit.
♡Shqipëria mbi gjithçka, suksese Dr Bajrami.