Ish-presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ka marrë urime nga diplomatët e huaj në Shqipëri për marrjen e drejtimit të Partisë së Lirisë.
Gjatë përgjigjes së tij, Meta nuk konfirmoi asnjë urim nga ndërkombëtarët.
“Nuk kam asnjë shqetësim nëse ka ose jo reagime. I vetmi reagim është kur nuk reagojnë partizanët e reformës në drejtësi për skandalet në qeveri. Janë afera që i kam bërë të ditura me letra në dorë. Nuk pres të marr asnjë votë nga ndërkombëtarët. Nuk dua kurrë as vota e as përkrahje. Çdo detyrim i Shqipërisë do plotësohet në mënyrë të shkëlqyer ndaj Partia e Lirisë. Çdo detyrim i NATO-s. Të gjitha këto do plotësohen në mënyrë të shkëlqyer. Janë të tjerë ata që i përfshijnë në politikën e brendshme dhe duan të bëjnë politikë duke spekuluar me miqtë tanë”,-tha Meta.