Pasi Prokuroria kërkoi të marrë në pyetje Ramazan Rrajën, lidhur me atemtatin me 3 viktima në Fushë-Krujë ka reaguar ky i fundit.
Rraja ka thënë për news 24 se nuk ka lidhje më krimin dhe se ndodhet jashtë vendit. Ai akuzon policinë se po e sulmon qellimisht dhe se po e akuzon padrejtesisht per çdo krim.
“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po më sulmon qëllimisht dhe më akuzon padrejtesisht për çdo krim”, tha Rraja.
Përvrç Rrajës kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit. Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona.
Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Po ashtu, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles.
Tre të rinj, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha, dhe Dikler Vata, u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar të dielën.
Ata po udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës kur nga një automjet paralel me ta, u qëlluan 90 plumba në drejtim të tyre.
Diklen Vata ka arritur të dalë i gjallë nga automjeti që u përfshi nga flakët, por atentatorët, janë rikthyer për ta ekzekutuar./Opinion.al