Home Gjeo-Ekonomia Cfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim?

Cfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim?

Nga Irena Beqiraj

Tek dëgjon Kryeministrin Holandez, I cili në 2020 në Samitin e Sofjes, ishte kacafytur deri fizikisht me Liderin Ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor, pyetja lind – cfarë ndryshimi rrënjesor ka ndodhur në Shqipëri që Holanda ndryshoi qëndrim ?

Reformat ? A është ulur krimi ndër shqiptarë në Holandë? A mos ndoshta historia e vajzës holandeze që la Holandën për të jetuar në Shqipërinë plot diell e zbuti Kryeministrin Holandez, i cili duhet thenë, e shikonte gjithë adhurim Reformatorin?! Apo zbulimi i Shell-it financuesit 100% në bllokun 4 në Shpirag, sjell përfitime për Holandën? (Shell është kompania më rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri) .

Pyetje e veshtirë? Aspak! Mjafton ti hedhim një sy historisë !

Historia mizorisht na kujton që Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studimet e huaja tregojnë se në këmbim te kësaj pjesëmarrje, qeveria dha në vazhdim me koncension:
1) tek D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co, 33,642 hektarë për shfrytëzim ne zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.
2) 47,213 hektarë për shfrytëzim ju dhanë komapansë së Ferrovie dello Stato në Vlorë dhe Berat.
(3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte nje ndër kompanite që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun për ndihmën italiane të vitit 1925.
(4) Ferrovie dello Stato po ashtu kishte perfituar 116.825 hektare për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë ,
(5) Nuk mungoi prania franceze përmes (Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.

Deri Në vitin 1932 Qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtese. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe në vitin 1933 numri i koncesioneve për ” përkrahësit në arenën ndërkombëtare ” u trefishua në 15.

Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, deri në atë kohë).

Interesant është fakti që në vitin 1936 Italia llogariste si Import të saj (pra si produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936 , 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte rreth 470,000 ton.

E pra , historia na qesëndis! Ne paskërkemi 100 vjet që drejtohemi nga lidera që me plot gojën mund të konsiderohen brand-e ndërkombëtare! Po po strategë, që përkrahjen politike ndërkombëtare, të cilën e shesin si arritje të tyre e kanë blerë shtrenjtë, duke e shkëmbyer në tavolinat e bisedimeve pasurinë e shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët, në varfëri vrasin vëllai vëllanë për gardhin.

Fundja, drekë falas nuk ka ! Si themi ne në këto raste? Faleminderit Kryeministrit Holandez për mbështetjen. Jemi të lumtur që keni mbetur i kënaqur me marrëveshjen ! Ndërsa këtij tonit “Marrsh edhe nga ditët tona”!

Le t’ja marrim një kënge, ju këndoftë zemra!
Vetëm ju lutem jo më polifonike, se na e nxorrët polifoninë nga qejfi krejt ! Si thoni për një me lahutë apo serenatë korcare ? Edhe një jare shkodrane për Holandezin nuk do ishte keq !

Shënim : Të dhënat janë marrë nga libri I Alessandro Rosseli ” Italy and Albania Financial Relations in the Fascist Period”.

Share: