Protokolli i firmosur në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Genchovska, është në formë ligjore procesverbali i një takimi, në të cilin bëhet një pasqyrë e rezultateve të arritura të dialogut dhe ndërsektorial.
Me nënshkrimin e tij, iu hap rruga mbajtjes së konferencës së parë politike ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Komisioni i përbashkët ndërqeveritar është pjesë e detyrimeve që dalin nga Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.
Veç të dhënave për dialogun politik, takimet, punën e grupeve ndër sektoriale, protokolli përmban edhe pikat e paketës katër plus një dhe çfarë pritet nga dy vende në ato zona sipas Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Përkrahja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut është pjesë integrale e Protokollit, tha Osmani, dhe këtu sqarohet mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në, e cila në rastin e vendit është e ndarë në dy faza – një Konferenca politike, fillimi i procesit të shqyrtimit dhe më pas konferenca e dytë dhe hapja e kapitujve, por pas Maqedonisë së Veriut do të hyjnë bullgarët në Kushtetutë.
Sot në orën 18 dhe 30 do të merren vendime për dy konferencat, të parën që ndodh tani dhe të dytën e kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese. Në dokument theksohet qartazi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut pajtohet që konferenca e ardhshme ndërqeveritare lidhur me përfundimin e fazës së hapjes së negociatave për anëtarësim do të mbahet pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet në Kushtetutë për të përfshirë qytetarët e saj që jetojnë në territorin e shtetit dhe janë pjesë e popujve të tjerë, si populli bullgar. Lidhur me reciprocitetin për të drejtat e pakicës maqedonase në Bullgari, Osmani u përgjigj se rregullimi kushtetues i Bullgarisë nuk i njeh bashkësitë etnike, sikurse nuk i njeh kushtetutat e Francës dhe Greqisë.
“Kushtetuta jonë është ndryshe. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja në vitin 1999 në deklaratën e përbashkët mes kryeministrave të atëhershëm Ljubço Georgievski dhe Ivan Kostov, paragrafi i të cilit është riafirmuar në nenin 11, paragrafi i pestë i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe tani RSM konfirmon se asgjë në Kushtetutën e saj nuk mundet apo duhet të përbëjë ndërhyrje në punët e brendshme të Bullgarisë. Është i vetmi qëndrim asimetrik në Marrëveshje”, theksoi Osmani.
Top Channel