Home KRYESORE Faktet, faktet, AKSHI dhe kryeministri! Nga Klodian Tomorri

Faktet, faktet, AKSHI dhe kryeministri! Nga Klodian Tomorri

1-Njoftimi i Ministrise se Brendshme per rikthimin e sporteleve fizike eshte pranimi i pare nga ana e qeverise se Shqiperia Dixhitale nuk eshte aq e forte.

2-Qeveria shqiptare ka nje marreveshje me kompanine Microsoft e quajtur Projekti per Partneritet Strategjik ne Teknologjine e Informacionit, qe ka lidhje edhe me sigurine. Parate i paguhen Microsoft Albania. Per kete vit konkretisht jane paguar rreth 1 milione USD deri tani.

3-Ne fillim te ketij viti, qeveria dhe me pas Parlamenti miratoi nje ligj special njesoj si ai i Teatrit, qe i jepte te drejte AKSHI-t te negocionte dhe lidhte nje kontrate me kompanine amerikane Jones Group International per sigurine kibernetike. Ndonese u lajmerua me buje nga qeveria si nje grup i madh, (leading USC company thuhet ne njoftimin e qeverise), aftesia e kompanise se gjeneralit Jones dhe ekspertiza e saj ne drejtim te sigurise kibernetike mbetet e paprovuar. Kjo eshte nje kompani, e cila para kontrates ne Shqiperi, ka patur nje turnover nga 3-5 milione dollare ne vit. (Shiko https://www.datanyze.com/companies/jones-group-international/359405919

4-Vlera dhe kushtet e kontrates jane sekret (punet sekrete jane sporti me i preferuar i AKSHI-t). Pronari i kompanise, gjenerali Jones ka qene komandant i dekoruar i NATO-s dhe keshilltar i Obamas per sigurine. Me vone edhe lobist

5-Me turnover 3-5 milione dollare ne vit, Jones eshte e pakrahasueshme me emrat si IBM, Microsoft, Oracle, Cisco etj, qe kane turnover nga 50 miliarde dollare e siper. Shume larg fjales leading US company.

6-AKSHI duhet te jete nje nga institucionet me numrin me te madh te kontratave sekrete ne bote ne Europe, e krahasueshme me Departamentin amerikan te Mbrojtjes, Agjencine Kombetare te Sigurise, CIA-n dhe FBI-n. Qindra milione euro qe xhirojne ne nje grusht kompanish shqiptare, disa prej te cilave me lidhje okulte ne politike. Norma e fitimit ne tenderat e IT-se eshte e jashtezakonshme.

8-Tani ka ardhur koha te dekorohet drejtuesja e AKSHI-t dhe kryeministri per te gjitha keto arritje.

Share: