Home KRYESORE “Globi rrotullohet”/ I zuri vendin si Zv.Kryeministër, Braçe thumbon Ahmetajn pasi u...

“Globi rrotullohet”/ I zuri vendin si Zv.Kryeministër, Braçe thumbon Ahmetajn pasi u shkarkua nga Rama

Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e zëvendëskryeministrin, Belinda Ballukut, duke shkarkuar nga kjo detyrë Arben Ahmetajn, i cili nuk do të mbajë as postin e ministrit për Shtetin Rindërtimin.

Një nga socialistët e parë që ka reaguar publikisht është deputeti dhe ish zv kryeministri, para se post ii tij ti kalonte Arben Ahmetaj, është Erion Braçe.

Braçe me një status në mediat sociale thumbon Ahmetajn duke i kujtuar se Globi rrotullohet. Ashtu si ai (Ahmetaj) i zuri vendin, erdhi koha, siç shkruan Braçe: “rreth e rreth përqark” që edhe Ahmetajt ti’a zënë vendin.

Më herët në një intervistë në mdedia Braçe është shprehur i pakënaqur rreth eksperiencës së tij në qeveri dhe sidomos ndaj “thikave pas shpine” siç u shpreh ai.

“Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Pati një fushatë të madhe edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u kundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi mua mbi kurriz. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend për një” – u shpreh Braçe ne interviste.

Tani mesa duket edhe vetë Ahmetaj po provon pak nga shija e hidhur e tradhëtisë.

360grade.al

Share: