Home KRYESORE I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Begaj mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Begaj mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët ka hyrë në godinën e Kuvendit, ku do të bëjë edhe betimin në detyrën e kreut të shtetit. Begaj është pritur nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla. 

Ai ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Në seancë marrin pjesë deputetët e mazhorancës, disa nga përfaqësuesit e opozitës, mes tyre ish-kreu i PD, Lulzim Basha, deputetët Ervin Salianji, Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi si dhe përfaqësues të trupave diplomatikë të akredituar në Tiranë.

Begaj do të jetë Presidenti i tetë i Shqipërisë post komuniste. Ai do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën.

Share: