Nga Alma Lama
Kuvendi i Shqiperise paska ne agjende per te miratuar nje rezolute kunder akuzave te Dick Martit ndaj krereve te UCK-se per trafikim organesh.
Se pari kjo rezolute, nese do kete nje permbajtje te tille eshte shume e vonuar, se paku 10 vite, pasi demi ne imazhin e Kosoves, te UCK-se dhe krejt shqiptareve, eshte bere.
Se dyti, dhe me e rendesishmja, akuza e trafikimit te organeve ka rene, pasi jane zhvilluar hetimet nga prokurori Williamson, dhe nuk jane gjetur fakte.
Ata qe mbahen ne Hage akuzohen per krime te tjera lufte, krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve dhe zakoneve te luftes.
Keto akuza vijne gjithashtu si rezultat i hetimit disavjecar, nen trysnine dhe vendimin e Keshillit te Europes.
Pra rezoluta kunder trafikimit te organeve eshte pa subjekt, ndersa ndonje iniciative e Shqiperise ne KiE qe lidhet me monitorimin e punes se Gjykates Speciale persa i perket respektimit te te drejtave te te akuzuarve dhe nje procesi te drejte gjyqesor, do te ishte me vend.
Themelimi i Gjykates Speciale eshte miratuar nga Kuvendi i Kosoves, me mbeshtetjen e protagonisteve qe jane ne Hage, keshtu qe cdo pretendim se eshte gjykate e padrejte apo e imponuar, nuk merret seriozisht nga bashkesia nderkombetare.
Bashkepunimi me drejtesine eshte detyrim nderkombetar dhe detyrim ndaj viktimave, dhe e vetmja rruge per te pastruar imazhin e te Kosoves dhe vete UCK-se.
Kuvendi shqiptar duhet te miratoje nje rezolute per vlerat e UCK-se dhe luftes se drejte popullit te Kosoves per liri, nese nuk e ka miratuar deri tani. Po keshtu te kerkoje me force denimin e krimeve te Serbise, perfshire te rrembyerit dhe te zhdukurit gjate luftes, nje plage qe mbetet e hapur e qe ne menyre mizore eshte bere pjese e dialogut Kosove-Serbi.