Home KRYESORE Ishin nisur për pushime në Sarandë, familja nga Tirana përjeton tmerr! Makina...

Ishin nisur për pushime në Sarandë, familja nga Tirana përjeton tmerr! Makina merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq dhe është shkrumbuar plotësisht. 

Drejtuesi i mjetit, Sabah Shera 43 vjeç ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Sarandës me të shoqen dhe dy fëmijët 8 dhe 11 vjeç. Vetëm 300m në të dalë të tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë mjeti i tyre është përfshirë fillimisht nga tymi e më pas nga flakët. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti edhe me ndihmën e kushërinjve të tyre që udhëtonin me një tjetër mjet.

Bashkëshortja e 43 vjeçarit tha se jetuan momente tmerri dhe se ishin të lehtësuar që kishin shpëtuar jetën.

Ekipet zjarrfikëse që mbërritën për të shuar zjarrin ja kanë dalë vetëm të neutralizojnë flakët ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

Qarkullimi u bllokua për rreth 30 minuta ndërsa është çelur një hetim. Autoritetet dyshojnë se aksidenti ishte i lidhur me gjendjen teknike të mjetit.

Sabah Shera e kishte në pronësi mjetin prej 7 muajsh dhe pohoi për hetuesit se nuk kishte pasur probleme më parë.

Zjarri dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

Share: