Analiza e Instagramit 😳
- Agnesën e ka gënjyer dikush, sepse ka shkruar se ‘gënjeshtra e fiton vrapin, por e vërteta e mund maratonën’.
Fjalinë e ka shtruar në një pyll të dendur, shumë misterioz. - Sonila Meço ka shkruar se sot me sabah është tokëzuar.
Mirë është m’u tokëzu, edhe lehtë është, veç i fut këmbët në dhé, dhe dheu ta nxjerr energjinë nga trupi. - Grida D. e ka hapur Akademinë G.
Meshkujt po presin në rend t’ua mësojë Grida lokacionin e pikës G.
Grida i mëson gratë sesi të ecin rrugës me fustan. - Një burrë është fshehur prapa çufrrave të Gërmisë, por lokacionin e ka vendosur në Alpe.
- Berisha është aktiv edhe në Insta.
T’i kthehesh Sali Berishēs është njësoj si t’i kthehesh ish-it (që t’ka lënë), pra gjithmonë gabon kur i kthehesh të kaluarës së errët. - Pasi që nuk punojnë fshesat e lopatat e Velipojës, Edi Rama e përdorë fotoshopin për ta pastruar vetë plazhin e Velipojës.
E kish paqllais.
Edhe zallin e plazhës e kish tëhollu me fotoshop.
Me pas mundësi diqysh edhe zërin e shitësve të bostanit dhe gomarit me ua redaktu pakëz me fotoshop.
Veç zërin e majmunit e kisha lënë origjinal – pa ndërhyrje.
- Ben Blushi e sheh botën bardh e zi. Vec një herë ka parë kolor, kur u fotografua me Blendin.
- E Blendi Fevziu mbetet mbreti i shorceve me vija-vija – o është Kosova është Shqipëria.
Qe 20 vite i reklamon këmbët si Llepa Brena – askush nuk ia pranon që i ka këmbët e ‘bukura’.
Nuk ta pranon ky popull, pa t’a pa flakën që po t’del n’tana anët.. - ‘Ja pse e kam lëkurën e butë – sepse unë pi ujë’ – thënie nga një grua e mençur, ujore.
- ‘Pite midis Londrës, me petë të blera. Petët quhen ‘Migjeni’. Të shkrihet në gojë’ – nga amvisja krenare.
- ‘Përpeq Drenice midis Durrësit’ – Leonora J. e njohur për mendimet e saj të thella.
P.S.
mos fol.
e di.
jam çorodit.
qe dy ditë.
s’di pse.
m’ka prek diçka.