Home KRYESORE Jam mundu…

Jam mundu…

Nga Urime Straka

Jam mundu me e mbart vet’
gjith’ barrën e mundimeve,
e mos me t’lanë ty me pandeh se u mundove për mu…
Jam mundu me i harru t’gjitha mangësit e njerzve,
që veç me i falë kur u mundun me jetu për mu…
Jam mundu me i dasht’
edhe ata që s’na dun…
veç me i thanë ndërgjegjes që unë s’jam si ata…
Jam mundu, e mbase edhe kam dështu së qeni e arrirë per t’gjithë.
Ama di që nuk e humba veten deri n’sfilitje ditësh t’lodhshme.
Jam mundu…
E mbase edhe kam dështu…
Ama me gjith shpirt jam mundu…

M’fal.
M’fal nëse ndalova së prituri cepave t’andrrave që s’kishin fund…
M’fal nëse t’mbyta me shpresën se do mbijetonin “n’titanikun e dashnisë tone”.
M’fal që mes botës s’ta ndigjoj ma zanin…
E s’di nëse ju flet për mu atyne që njeh.
M’fal se s’di ma ça mendoj…
Se lamsh mu ba dita,
e nata,
e ora.
M’fal që s’po tpres ma n’kujtime…

Share: