E ndërtuar nga ilirët në shekullin IV p.e.s., kalaja e Kaninës 🏰 njeh një rrugëtim të gjatë historik, pasi aty mund të dallohen gjurmë të periudhës bizantine, venedikase dhe osmane!
Burimet historike flasin për restaurimin që iu bë kalasë së Kaninës nga perandori me origjinë ilire Justiniani i Madh në shekullin VI të erës sonë. Në shekullin XIII, kjo kala ka qenë nën sundimin e gjermanëve, të cilët sundonin asokohe Italinë e Jugut. Disa shekuj më vonë, kjo kala do të riparohej nga Sulejmani i Madhërishëm më 1531!
Kanina mendohet të ketë qenë dhe vendlindja e Donika Kastriotit, e bija e princit arbër Gjergj Arianitit! Gjatë shekujve osmanë, Kanina do të kthehej në qendrën e familjes Vlora, e ku më vonë do të zbrisnin poshtë për t’u vendosur në qytet!
Sipërfaqja e kalasë është 3.6 hektarë, dhe nga një lartësi absolute prej 380 metrash ku ndodhet kalaja mund të shikosh të gjithë panoramën e mrekullueshme të gjirit të Vlorës!
Vizito Kalanë e Kaninës! Njih historinë, njih trashëgiminë!🇦🇱
Shënim: Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës z. Vullnet Sinaj të cilin redaksia e “Përqasje Italo Shqiptare” e përgëzon për punën që kryen jo thjesht si deputet!