Home KRYESORE Kokalari: Kush ja dha 250.000 EURO Belind Këlliçit? Dhe pse? Zheji: Berisha...

Kokalari: Kush ja dha 250.000 EURO Belind Këlliçit? Dhe pse? Zheji: Berisha e mban të mbledhur PD

Aktivistja konservatore, Evi Kokalari akuzon kreun e Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi se ka manipuluar votat për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Duke folur në “Pikat mbi I” në News 24, ajo thotë se ka komunikuar me kryetarët e degëve për të ndaluar zgjedhjen e Këlliçit në postin e nënkryetarit të PD.

Berisha është në krye të PD-së tani, a mjafton kjo?

Zheji: Tani kemi shumë pak diskutime në lidhje me lidershipin e Berishës në krye të PD. Tani kemi një nënshtrim më shumë sesa bashkim konsensual. Berisha thërret beteja dhe kush nuk paraqitet në betejë shpallet armik që bashkëpunon me Ramën. Kjo metodë është e vjetër në PD. Unë di shumë armiq të shpallur dhe më pas të rehabilituar. Ky është një model që vështirë se arrin te pjesa gri, te pjesa e pavendosur.

Share: