Home KRYESORE Korrupsioni me tenderin e varrezave, Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie...

Korrupsioni me tenderin e varrezave, Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për operacionin  e zhvilluar nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës, ku tetë persona u arrestuan për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me tenderin e varrezave, mes të cilëve edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini.

Ai tha se autoritetet do të vendosin nëse të arrestuarit janë fajtorë, ndërsa theksoi se shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë.

Më tej, Veliaj i kërkoi policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

 “Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj./Opinion.al

Share: