Home Gjeo-Ekonomia Kryeministri Kurti ose është budalla vetë ose i merr shqiptarët për budallenjë!

Kryeministri Kurti ose është budalla vetë ose i merr shqiptarët për budallenjë!

Qeshu rini qeshu… Nga Kimete Berisha

  • Besnik Bislimi: ‘Në burgun e Hagës 3 orë janë sa 30 minuta’.

Para Ajnshtajnit, Relativiteti i kohës është zbuluar nga proza shqiptare….
koha shqiptare është jo veç relative por edhe depresive, nuk kalon koha te shqiptarët, zakonisht kalimi i kohës varet nga kënaqësia, e jo nga akrepi:

‘S’po ec koha’;
‘1 sahat më duket 1 muaj’;
‘dita e sotit – 100 vjet’.

Pra, veç kur kënaqesh koha kalon shpejt.
Kënaqësia e konsumon kohën shpejt, si te ajo kënga:
‘Iku nata – agoi dita;
s´e kqyrshim sahatin’

Veç Besnik Bislimi kënaqet kur shkon me ndejt në burg.
Po dihet pse.

  • Fitore Pacolli.
    Jashtë Kuvendit dielli 34 gradë, Fitorja e veshur me blluzer t’leshtë – kutia-kutia, kërkoi të përndiqen gazetarët që shkruajnë kundër qeverisë.

Frizurën dhe fjalët si të Mira Markoviqit.
Nuk është shtrigë, por thjesht është një grua që nuk e vëren se po kall dielli….
një ditë kish harru me heq llokmen e kish marrë kry n’pandufke.

S’duhet domosdoshmërisht të jetosh në Kosovë, që të shkruash kundër qeverisë Kurti.
Të vërtetën mund ta thuash nga Hëna…, nga burgu, nga Antartiku, edhe nga Rusia.

Me cilët kufij e përkufizon të vërtetën ‘veshtica’!

Në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, shqiptarët (e lënin drapërin, e merrnin lapsin) dhe shkruanin në ‘Bujk’ kundër pushtuesit…
e kjo (halli i saj) do t’ia mbyll gojën dikujt.

  • Me rastin e promovimit të një traktori të kuq,
    Zotit Peci, gjatë parakalimit, ia kanë shtruar kashtën (e vjetshit) në vend të qilimit të kuq.
    Në shenjë paknaqësie.
    Kurse, në vend të perdes, ia kanë vendosur lëkurën e qengjit.
  • Ministrua e policisë ka blerë perde 60 mijë euro.

Xhelal Sveçla ia ka lënë shitësit që të zgjedh vetë ngjyrën e perdeve, i cili ishte në dilemë mes pembes dhe të kuqes, sepse këto bojëra garantojnë ambient të ngrohtë…
t’pushojnë eshnat…

Një dëng perde që ka tepruar..do t’ijepet policit të dalluar për dënime të ashpra në trafik.

  • Psikologu shpjegon se kur njeriu blen në mënyrë kompulsive – blen nga depresioni.
    Bile ne femrat e dimë mirë se kur je më së keqi – blen palidhje, gjithçka që s’të duhet – fikesh…

Blerja të duket se ta heq merzinë.
Meshkujt e dinë që s’ta heq mërzinë blerja, prandaj rrinë ulur në ulëset e qendrave tregtare duke i pritur gratë ‘ta heqin mërzinë’, me zhele.

  • Pare kam boll, por shpresë nuk kam m’i harxhu.
    Në Kosovë shpresa është valutë.
    As letër tualeti nuk mundesh me ble pa pasur shpresë.

Inflacioni i madh po ndodh (për gjeneratat e reja: inflacion do të thotë – kur rritet çmimet – e parasë i humb vlera).

Kryeministri Kurti, e mohon krizën e madhe ekonomike, as nuk e pranon realitetin.
Mohimi i krizës nga Kryeministri, është simptom i mjaftueshëm i trenisë.

Ndoshta po bën lojna – por mund të ndodh nuk është normal, nuk e percepton realitetin, jeton në një dimension tjetër.
Të hetohet rasti.

  • Kryeministri ose është budalla vetë ose i merr shqiptarët për budallenjë
  • Një punë e mirë u bë: Kuvendi është hapur për mërgimtarët, të cilët kanë mundësi të fotografonen me idolet e tyre: Fitoren, Mimozën, Armendin…
    e nëse i përcjell fati i madh, mund të fotografohen edhe me Pecin.
  • Në bregdetin shqiptar, shtrimi i tavolinës kushton 200 lekë;
    shfrytëzimi i karriges për ta varur çantën – kushton 175 lekë;
    1 kafe amerikane kushton 2 kafe; sepse procedura ngërthen në vete ujin dhe kafenë.

Një orë në det kushton sa një litër naftë,
notimi në shpinë kushton 50 lekë,
notimi barkas 201 lekë;
të përbiesh detin është falas.
Ndërsa, ta shpëtosh dikënd që mbytet në det është shprehje e vullnetit të lirë.

  • Edhe Jusuf Buxhovi kish thënë se ‘kur është shpallur pavarësia e Kosovës është dashur të shkatërrohet monumenti i Gazimestanit’.

E pse s’e shkatërrojshe ti, mbasi e paske ditë çka duhet me bë!

Gjithmonë dikush tjetër me shku n’burg, e ky gjithmonë vëzhgues.

P.S. Bajatat!

Share: