Nga Ralf Gjoni
RETRO 2020 – Kur PS hidhte poshtë Projektligjin për Lustracionin që ne depozituam në Kuvend 🤔
Atje e keni, mjafton një copy & paste dhe nisma mund të bëhet ligj brenda shtatorit. 📝
Çdo deputet aktual mund t’a rinisë procesin. Që nesër. A ia mban kujt??? Apo preferoni çorbën e spekulimit mediatik?
Në Maj 2020, si një grup i bashkuar deputetësh opozitarë, me iniciativë të kolegut Myslim Murrizi, propozuam Projektligjin për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe punësimi në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve e ish-bashkëpunëtorëve të sistemit totalitar komunist.
Nisma jonë ligjore në Kuvend, parashikonte përjashtimin e ish-funksionarëve e ish-bashkëpunëtorëve nga emërimi, zgjedhja në organet drejtuese dhe punësimi në funksionet publike, shtetërore dhe politike të mëposhtme:
- President;
- Kryeministër;
- Deputet;
- Ministër;
- Zëvendësministër;
- Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;
- Anëtarë të Gjykatës së Lartë;
- Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED);
- Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ);
- Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP);
- Titullarë të institucioneve të pavarura kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga Kuvendi,
Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave; - Prokurorë ose gjyqtarë të të gjitha niveleve;
- Kryetar Bashkie;
- Prefekt;
- Drejtorë të pergjithshëm, drejtor drejtorie, drejtorë rajonalë në të gjitha institucionet shtetërore;
- Drejtorë dhe drejtues në Policinë e Shtetit; Shërbimit Informativ të Shtetit; Gardës së Republikës së Shqipërisë; Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë;
- Ambasador;
- Konsull;
- Sekretarë të Pergjithshëm në çdo institucion;
- Këshilltarë, shefë kabineti të Presidentit të Republikes, Kryeministrit, Kryetarit te
Kuvendit, Ministrave, te Institucioneve Kushtetuese; - Personel i punësuar pranë Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, KED, KLGJ, KLP, Institucioneve të pavarura kushtetuese, prokurorive dhe gjykatave të cdo niveli, bashkive, prefekturave, drejtorive të përgjithshme, drejtorive rajonale në të gjitha institucionet shtetërore, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, SHISH, Gardës së RSH, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ambasadave dhe konsullatave shqiptare, sekretarëve të përgjithshëm të cdo institucioni.
Kategoritë e ish-funksionarëve dhe ish-nëpunësve gjatë periudhës 28.11.1944 – 08.12.1990 u parashikuan si më poshtë:
a) anëtarët e Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH);
b) Ish – funksionarët e sistemit Komunist;
c) Ish- gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficerë të sigurimit të shtetit, dhe ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit (spiunë sigurimi);
d) Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të PPSH-së dhe të sigurimit të shtetit të mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës;
e) Ish-anëtarët ose bashkëpunëtorët e shërbimeve të inteligjencss së ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.
Mendoj se ishte një propozim ligjor që i vinte kapak nevojshmërisë për dekomunistizimin e politikës, vendimmarrjes dhe të të gjitha strukturave të Republikës së Shqipërisë.
U depozitua, u debatua dhe u trajtua për votim.
E hodhën poshtë me votë.
Po, po, mazhoranca socialiste, bashkë me ca shtojca të tjera.
E postova këtë kujtesë me qëllim që të kuptoni përse kur porosisni ‘peshk’ në zgarë, ju serviret sallatë e grirë shoqëruar me flatulencë politike!
Pushime të mbara miqtë e mi… 😎 🏖