Home Gjeo-Ekonomia “Kush qe “babai” i sistemit të ajrit të kondicionuar?”🌀❄️

“Kush qe “babai” i sistemit të ajrit të kondicionuar?”🌀❄️

*Ty duhet të të shpallim “Shenjtor” në fakt në këtë vapë…😃

Nga Adela Kolea

Më 17 korrik 1902, Willis Haviland Carrier projektoi sistemin e parë modern të klimatizimit të ajrit, i cili do të ndikonte në jetesën tonë të përditshme e në ambiente pune, studimi, zbavitjeje etj.

Willis Haviland Carrier lindi më 26 nëntor 1876, në fshatin Angola, New York.
Më 1901 u diplomua në inxhinieri në Cornell University dhe pati një karrierë brilante.

Ndërroi jetë më 7 tetor 1950 në New York.

Më 1998 u regjistrua nga revista “TIME”, si një nga personat më me influencë të shek. XX.

Frymëzimi për shpikjen e sistemit të ajrit të kondicionuar, për Willis pati ardhur një ditë, kur ai gjendej rastësisht në stacionin hekurudhor në Pittsburgh nel 1902.
Ai pati vëzhguar sesi, nëpërmjet brymës mund të thante ajrin dhe ta kalonte nëpërmjet gjendjes së lëngshme, duke shkaktuar ndërkohë, mjegullën.
Kështu ai kuptoi se mund të mundësonte bashkëjetesën në një vend të njëjtë, të ajrit me një sasi të përcaktuar lagështire.
Brenda një viti, shpikja e tij për të kontrolluar lagështirën, u kompletua. Themeltari building block për sistemin e klimatizimit të ajrit.

Principi i Willis Carrier për ajrin e kondicionuar vazhdon të ndiqet ende sot me sukses nga sipërmarrja gjeniale që ai la në trashëgim dhe njëkohësisht përqafuar në gjithë botën.

Share: