Falë marrëveshjes me Italinë, çdo shtetas shqiptar që ka punuar në Itali, do të marrë pension edhe në Shqipëri. Astrit Hado, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, thotë për Tv Klan se marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
Astrit Hado: Është parashikuar bashkimi i periudhave kontributeve që do të thotë, vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, ne kemi 15 vjet sigurime dhe Italia ka 20 vjet sigurim, do të konsiderohen periudhat kontributeve të realizuara në Itali njëlloj sikur janë bërë në Shqipëri, që do të thotë vetëm për të kualifikuar. Ne do ja paguajmë llogarinë e vet, IMSI-it italian që është homologu i ISSH-së, do i paguajë në llogarinë e vetë. Do marrin dy pensione.
Por a ka marrëveshja fuqi paravepruese? Çfarë ndodh me një shtetas shqiptar i cili ka punuar 10 vite ne Itali dhe 10 vite në Shqipëri, duke mos i plotësuar vitet e punës për daljen në pension në asnjë prej shteteve?
Astrit Hado: Bashkimi i periudhave i fut në kushte të dy skemat. Në marrëveshje është thënë që e drejta për të përfituar është nga momenti që hyn marrëveshja në fuqi, porky është momenti që do të merren lekët, por nuk do të thotë që nëse një qytetar shqiptar ka dalë në pension në Itali në 2015, nuk do i marrë lekët në 2015, por do i marrë në momentin që do të hyjë marrëveshja në fuqi.
Janë afro 700 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali të cilët përfitojnë nga marrëveshja reciproke për pensionet. Ndërsa 2 mijë kompani italiane operojnë në Shqipëri në të gjithë sektorët e ekonomisë./Tv Klan