Nga Sevim Arbana
Qe nje udhetim i rastesishem, me shume udhetim pune, per te pare nje fshat te Tepelenes dhe per te kaluar nje nate ne Gjirokaster.
Udhetimi s qe as dy dite te plota, po mbresat dhe impresionet e ketij udhetimi , qene shume te forta, per arsyen e thjeshte se zbuluam vende te reja, te thjeshta e plot madheshti, nje turizem qe sot ka marre hov e qe quhet turizmi ekologjik, larg hoteleve plot tangerllik, te zhurmshme e me stresin e cmimeve dhe manaxhereve prepotente qe i drejtojne
Te udhetosh sot nga Tirana ne Jug apo Veri, nuk eshte me mundim. Eshte gjithmone nje kenaqesi , pasi rruget pothuajse jane ndertuar dhe trafiku ‘pothuajse’ eshte rregulluar.
Flas per akset e medha kombetare Veri-Jug, ku ende ngelet problematike autostrada e shemtuar , e vjeter, pa asnje cilesi, ne aksin Tirane Durres dhe aksi Fushe –Kruje-Lezhe.
Kur hyn ne Autostraten Fier-Vlore dhe vazhdon rrugen Tepelene-Gjirokaster, ndjen komoditetin qe te ofron rruga me standarte te kenqshme dhe sapo hyn ne aksin Tepelene Gjirokaster, perhumbesh nga pamjet piktoreske te natyres qe ofron zona, me lumin e Vjoses, me jeshillikun qe harliset ne kater anet dhe me malet e egra e si te paarritshme ne sfond.
Bejme ritet disa vjecare, te ndaleses ne Ujin e Ftohte-Tepelene, tashme jo aq kaotik si dikur, po i drejtuar realisht ndaj nje turizmi ekologjik dhe pse jo dhe elitar, me ujin unik qe rrjedh, me cajin e malit, te servirur, me troften e rritur ne ujin akull qe rrjedh nga shkembi dhe ndalesat e mijra turisteve qe pershkojne akset e jugut e qe gjithmone ndalojne aty.
Ndalojme ne Turan,ku nje teqe e bukur, ngrihet ne maje te fshatit, rrethuar me kuroren e pishave dhe pamjen piktoreske qe te ofron natyra.Teqeja drejtohet nga dervishi euridit, Mikeli, te cilin e pyesim: Perse e keni ndertuar kaq larg teqene?“
“Nuk duhet te jete e lehte te shkosh tek shtepia e Zotit! –thote Mikeli.
Pasditja na gjen ne Gjirokaster, qytetin e gurte qe jane thene e sterthene aq fjale dashurie, sa une s jam ne gjendje te gjej te tjera.
Bukuria e Gjirokastres, Beratit, me ka mahnitur qe ne rinine time te hershme.Me ngjan me shume qytete te mrekullueshme te gurta, te famshme , te vjetra ne Europe, po serish e vecoj dhe mendoj qe Gjrokastra, ndoshta nga relievi ngjason me shume qytete te tjera te gurta te Europes, po sharmi i saj qendron tek e vecanta qe qytetit ja jep kultura dhe tradita gjirokastrite.
Qendrojme tek “Hotel Gjirokastra,” ku pastertia, tradita, turizmi bashkekohor te ofron nje qendrim te paqte, te mbush me shume dashuri e respekt per keta njerez qe vete kane arritur te ngrene nje turizem kaq elitar.
Guri-druri-hekuri, eleganca e natyrshme e ndertimeve te shtepive, restaurimet e bera duke ruajtur pamjen dhe kulturen gjirokstrite, pershtatja me kohen duke ruajtur cdo vlere, e bejne qytetin aq atraktiv dhe te dashur per masen e madhe te turisteve, kryesisht europiane dhe amerikane, po dhe ne shqiptareve na ben krenare dhe na risjell dashurine per token tone.
Te hash qifqite, shapkane, pasha qoftet, byrekun, ne nje restorant qe ngrihet nen hijen e nje rrapi, qe ne Gjirokster jane aq te shpeshte, eshte aq relaksuese pasi te rikthen, te risjell , ate ndjesi qe ne qe kemi lindur ne kohen e nje natyre me te virgjer, jo ne kohen globaliste dhe te zhurmshme te unifikimit te frikshem te jetes, na risjell te gjitha periudhat dhe mbresat e bukura sebashku; aromen e shtepise, aromen e tradites se guzhines unike dhe shume te dashur shqiptare, thjeshtesine dhe dashurine e amvisave tona, zerin e gjysheve qe na mesonin si behen pasha qoftet, pispilite, dhe ushqimet unike e te shijshme te trevave tona.
Gjithe kjo ndjesi pozitive dhe e bukur mbyllet dhe me pagesat e hotelit, ushqimit, kafeve, qe jo vetem s ishin maramendese, po kaluan pritshemrite tona, pas ‘namit’ te tmerrshem dhe real qe ka dale per Jugun(Dhermi-Sarande).
Harrova!
Ne ikje provuam dhe oshafin, nje embelsire e lehte, unike, e gjirokstriteve.
Pas mengjesit marrim rrugen per te pare fshatin Nivice dhe pa asnje plan si do vazhdonim, po qe natyrisht kishim menduar qe do ktheheshim nga erdhem; Tepelene-Tirane.
20 km larg qytetit të Tepelenës, ndodhet Nivica .
Para nje viti, ose pak muaj para, ishte e pamundur te kaloje ne kete rruge pa nje makine 4×4 ose furgon.Rruga që i ngjitet malit deri në 1600 metra lartësi, të ofron një pamje spektakolare të kanioneve e honeve mbresëlënëse që varen përgjatë gjithë rrugës. Eshte rruge e re ,që të çon drejt Nivicës, që është fshati i katërt Malësisë së Kurveleshit. E përfshirë në projektin “100 fshatrat”, ndërtimi i qendrës së Nivicës duket se ka zgjuar interesin për turistët, të cilët kanë rigjallëruar jetën e fshatit mbi kanion që flinte në mes të harresës. Në këtë pllajë magjike, me majën e Kendrevicës në sfond, që arrin deri në 2122 metra, duket sikur gjithçka ka ngelur në vend.
Rrugët e ngushta dhe të pastra, qendra e fshatit si dikur, shtëpitë dhe oborret rrethuar me pllaka guri të bardha si qëmoti, banorët që kullosin bagëtinë dhe lapidarët e deshmoreve.
Befas cfaqen dhe dy-tre vileta te gurta, me reklamat e Bujtinave, dhe qe te joshin jo vetem me pozicionin ku qendrojne po dhe me idene e nje zone aq te virgjer.
Te dyja rruget jane shtruar.
Ajo që vjen nga Tepelena deri sa kalon Bënçen., ku fillon “aventura”, duke iu ngjitur malit, ndërsa poshtë varen hone marramendëse.Ndërkohë rruga tjetër, që njihet ndryshe edhe si Rruga e Bregdetit, krejtësisht e re, e sapo hapur (Kardhiq-Kuc) është ideale për ata që janë të apasionuar pas terreneve të vështira apo turistëve që kërkojnë zona të pashkelura, dhe e ben te mundur qe brenda nje dite, te shijosh terrenin madheshtor –malor, me kanionet e mrekullueshme, te drekosh-flesh apo vizitosh Nivicen, me keshtjellen, 2200 vjecare, kanionet dhe ushqimet tradicionale me mikpritjen unike te banoreve punetore e te thjeshte te zones.
Ndalojme ne Bujtinen mbi Kanion, ne shtepine e ciftit Petrit dhe Dallendyshe Merjo,,te cilet shtepine e thjeshte me pamjen perballe te kanioneve unike te Nivices, e kane kthyer ne nje bujtine, ku permes nje biznesi familjar dhe 17 shtreterve, kundrejt nje cmimi shume te mire, 35 mije leke (te vjetra) ofrojne fjetjen dhe tre vaktet’ mengjes –dreke-darke, me nje ushqim komplet organik dhe tradicional.
Kthimi qe nje dileme e bukur; Do merrnim rrugen Kuc-Vlore, apo Kuc-Qiparo.?
Per shkak te kohes, vendosim te ndalojme ne Vlore per nje dreke dhe te vazhdojme drejt Tiranes.Keshtu qe marrim rrugen Kuc-Orikum ku shijuam dhe pamjet spektakolare te rruges se re ku poshte shtrihet bregdeti i Vlores.Karshi Karaburuni dhe Sazani.
Ndalojme ne dreke te “Tregu i Peshkut-Radhime, nje restorant popullor po shume ekologjik, ku te serviret nje peshk qe ti e zgjedh ne arken e peshqeve te ekspozuar direkt sapo peshkataret e kane kapur,pa luks e salltaneve, me nje sallate te thjeshte te sezonit , dhe nje cmim normal te peshkut.
Vlora si Vlora, s te surprizon, se eshte nje qytet qe ndryshe nga Durresi, ka arritur te shpalose bukurite e qytetit, te natyres, ku masakra e betonit, s ka arritur te shkaterroje gjithcka, dhe hapesirat jane ruajtur dhe vitet e fundit jane sistemuar.
Lagja Muradije, te le nje shije te mire, dhe fillon te thuash qe po, jemi vend europian dhe me histori pasi ndertesat e viteve ’30, te rinovuara me ngjyra te mesdheut, Sheshi i Flamurit(ne rindertim), shtepia ku eshte Shpallur Pamvaresia, xhamia e bukur, lokalet unike te lagjes, “Komiteti” i Arber Çepanit, te mbushin me pozitivitet.
Po si vend ku drejtuesit e ‘dashurojne’ betonin, mu ne zemer te kesaj bukurie historike, ngrihet nje perbindesh i bardhe, i pambaruar.
Na kujton babezine e gjithe bashkiakeve qe e kane prishur jo vetem traditen urbanistike-historike te qyteteve, po dhe demet qe u sjellin banoreve dhe ketyre qyteteve.
Ne kthim, pas ketij ‘turizmi’ dy ditor, me xhelozine dhe dashurine e nje verioreje, do t’i rikthehem eksplorimit te veriut madheshtor, burreror, atraktiv, i heshtur po kur e ‘prek’ te ‘tregon’ magjine unike, pa te cilin Shqiperia s do quhej vendi i shqipeve.