Home KRYESORE Me kë e ka Petro Koçi? “Pushteti tenton ta infektoje e ta...

Me kë e ka Petro Koçi? “Pushteti tenton ta infektoje e ta semure nje force politike.”

Nga Petro Koçi

Pajtimi me te keqen per interesa financiare apo per karriere personale eshte thike mbas shpine ndaj Partise Socialiste.

Pushteti tenton ta infektoje e ta semure nje force politike.

Prandaj kushdo qe do vendin, qytetin dhe PS, ne rastin e socialisteve duhet ti thote ndal sektezimit, klanizimit dhe paralelizmit ne funksionimin politik te organizates.

Duhet te jete partia qe mbikqyr ushtrimin e pushtetit dhe jo pushteti plus administrata te kontrolloje partine. Sepse partia eshte zedhenese dhe instrument i kontrollit qytetar mbi pushtetet.

Korrupsionin nuk e lufton vetem drejtesia , por edhe reagimi politik mbi cdo titullar te konsumuar moral te administrates.

Kjo nuk behet me gjueti shtrigash. Duhen luftuar fenomenet korruptive, skemat e funksionimit te tij dhe duhet respektuar vleresimi i opinionit publik, i qytetareve qe mire apo keqsherbehen nga administrata.

PS eshte fuqi ndryshimi. Korrupsioni eshte trungu nen rrota i makinerise se ndryshimit.
Prandaj na duhet nje parti e shendetshme dhe njerez qe e duan ate duke rrezikuar interesat personale.

Share: