Një 66 -vjeçar i diagnostikuar me HIV që nga viti 1988 është i shëruari i katër në bote nga kjo sëmundje.
Atij iu krye transplanti i palcës kurrizore për të trajtuar leuceminë nga një dhurues që ishte natyralisht rezistent ndaj virusit, dhe si rrjedhojë u shërua nga HIV. Tashmë 66-vjeçari, i cili nuk është identifikuar nuk merr më mjekime për HIV.
I moshuari tha se ishte shumë mirënjohës që virusi nuk mund të gjendej më në trupin e tij.
“Kur u diagnostikova me HIV në 1988, si shumë të tjerë, mendova se ishte një dënim me vdekje. Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja deri në ditën që nuk do të kisha më HIV”, tha 66-vjeçari.
Megjithatë, ai nuk u trajtua për HIV, por leucemi në gjak, nga e cila u diagnostikua në moshën 63-vjeçare.
Ekipi mjekësor tha se ai kishte nevojë për një transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat e tij kancerogjene të gjakut, ndërsa rastësisht doli që dhuruesi ishte rezistent ndaj HIV.
Sipas qendrës së kancerit në Los Angeles, i moshuari kreu transplantin 3 vjet e gjysmë më parë dhe ka qenë në trajtim për HIV për 17 muaj.
“Ne e monitoruam atë shumë nga afër dhe deri më sot nuk mund të gjejmë asnjë provë të riprodhimit të HIV në sistemin e tij “imunitar”, tha Dr. Jana Dickter, një profesore në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në City of Hope.
Përmes shumë testeve të kryera, studiuesit nuk mund të gjenin asnjë shenjë të viruesit në trupin e të moshuarit.
Sipas Dr. Joseph Alvarnas, sistemi i ri imunitar nga dhuruesi gradualisht kapërceu atë të vjetër.
Hera e parë kur një pacient është shëruar nga HIV ka qenë në vitin 2011 kur Timothy Ray Brown, i njohur si “Pacienti i Berlinit” u bë personi i parë në botë i shëruar nga kjo sëmundje. Prej asaj kohe, kanë vijuar 3 raste të ngjashme në tre vitet e fundit.