Home Gjeo-Ekonomia Miratimi i propozimit francez në RMV/Von der Leyen: Mundësi historike,hap drejt BE

Miratimi i propozimit francez në RMV/Von der Leyen: Mundësi historike,hap drejt BE

Pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka ardhur edhe reagimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, presidentja e KE shkruan se për Maqedoninë e Veriut kjo ishte një mundësi historike dhe “e kapi atë”.

Ndër të tjera ajo shprehet se tashmë kjo do të hapë rrugën për nisjen e negociatave sa më shpejt.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”,-shkruan në “Twitter” Ursula von der Leyen.

Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, propozimin francez./Opinion.al

Share: