Home Gjeo-Ekonomia NATO bazë detare në Shqipëri, qeveria i ofron aleancës ndërtimin e bazës...

NATO bazë detare në Shqipëri, qeveria i ofron aleancës ndërtimin e bazës në zonën e Porto Romanos

Kryeministri Edi Rama i prezantoi personalisht Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg projektin e tij për ngritjen e një baze detare të aleancës në territorin shqiptar. 

“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër”, tha Edi Rama.

Edi Rama konfirmoi paralajmërimin e tij publik për ngritjen e një baze ushtarake ne zonën e Porto Romanos në Durrës, por zgjodhi të mos japë detaje mbi këtë projekt.

Vetë Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s nuk e komentoi propozimin e kryeministrit Rama, por vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitetin në rajon.

“NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, tha Stoltenberg.

Plani i Kryeministrit  Rama për të ndërtuar një bazë ushtarake të NATO-s  është komentuar nga mediat e huaja  si një kërcënim i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe ndikimit të saj në rajon.

Top Channel

Share: