Ndryshime në qeveri. Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar.
Ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.”, njofton Rama.