Në emisionin ‘Pikat mbi i”, analisti Artur Zheji dhe Avokati Spartak Ngjela folën për protestën e lajmëruar nga Sali Berisha më 7 Korrik.
Zheji u shpreh se mendon se kjo nuk është një kohë e përshtatshme për protesta, ndërsa shtoi nuk do mendon se do të ketë dhunë, por nëse kjo do të ndodhte, do të ishte e dëmshme për PD.
Nga ana tjetër, Ngjela tha se Berisha e ka thirrur këtë protestë si një formë presioni ndaj amerikanëve për të tërhequr “non-grata”.
Zheji: S’mund të jem apriori kundër një proteste, por kjo protestë vjen në momentin e gabuar, nuk e di nëse qëllimi është vërtetë Rama, apo të kemi pushtetin absolut të Berishës, dhe pika tjetër delikate është që një vend anëtar i NATO kur kjo e fundit është në tension gjeopolitik, zakonisht ka pasur protesta pro Ukrainës, dhe unë them se si vend anëtar i NATO do ishte mirë të ishte në kornizën e një proteste të qetë. Nuk mendoj se do ketë dhunë, nuk mendoj se do ishte mirë të kishte dhunë, nëse kalon cakun e një proteste demokratike, do ishte e dëmshme për partinë vetë, PD.
Ngjela: Ai që bën protestën është non-grata, indirekt del që është protestë antiamerikane, duke kërkuar tu thotë që shqiptarët janë me mua dhe kundër Amerikës, nuk ndodh, është ‘out’. Këtu flitet, kur bëhen protesta, pse e ka vënë motivin? Do motiv? Cili është rreziku? Është e saktë arsyeja se të rinjtë po braktisin vendin… nuk është atje problemi por ky me pozicionin juridik që ka, i goditur për non-grata, e ka lojë të detyrojë amerikanët të tërhiqen dhe tu thotë se jam i fortë, por nuk pyet politika amerikane për 7 mijë veta në bulevard. Nuk fiton dot gjë me këto. Gjithçka mund të ndodh…. NATO s’të lë të ketë destabilizim, aq më tepër në një moment lufte. “zë në shkretëtirë”, Saliu e bën që ta realizojë para se sa të vejë në protestë, duke kërkuar që të heq dorë nga protesta që mos destabilizojë vendin, hiqni dorë ju nga non-grata. Çfaër do sjellë kjo? Asgjë nuk do sjellë protesta. Foli për çmimet? Është sindikatë ky? E dini shtetin demokratik ju apo jo? Janë sindikatat që flasin për çmimet. Saliu drejton sindikatat?! Këto i kërkojnë sindikatat jo politika, politika kërkon pushtet dhe pushteti vjen përmes votave. Kemi ndonjë doktrinë për zgjedhje të parakohshme? Jo! Kërkojnë destabilizim, pse? Sepse është non-grata. Çdo bëjë në datën 7? Asgjë, flluskë sapuni.