Kur parlamentari jeton me zonën! Rasti i deputetit Vullnet Sinaj
Një nga idetë e mia për zhvillimin ekonomiko-social të zonës është ai duke promovuar një nga vlerat kulturore të trashëgimisë sonë brilante, këngën labe. 🎶
Së bashku me shoqatën atdhetare kulturore “Labëria”, dega Vlorë vendosëm të organizojmë festivalin e parë të këngës labe në sheshin Lungomare të Vlorës, në datat 29-30 korrik.
Një sfidë dhe përgjegjësi e madhe, por mbi të gjitha një kënaqësi për t’i shtuar Vlorës harenë e gëzimin në kulm të sezonit turistik. 🌊🌅
Mbi 30 grupe pjesëmarrëse do të jetë pjesë e këtij aktiviteti, me përfaqësues nga të gjitha bashkitë e Labërisë.
Për ta organizuar sa më mirë mbajtëm një takim me përgjegjësat e grupeve folklorike të këngës labe në Vlorë. 🤝
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Kuçi, Bolena, Vranishti, Tërbaçi, Velça, Gjormi, Vajza, Sevasteri, Dushkaraku, Lapardhaja, Koculi, Vezhdanishti, Armeni, Lubonja, Rromësi, Karbunari, Panajaja si dhe përfaqësues të asambleve Çipini dhe Jehona Labe. Gjithashtu u komunikua me grupet e Dukatit, Pilurit dhe Himarës, të cilët konfirmuan pjesëmarrjen.
Të ftuar do të jenë grupe nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Mallakastra. Jemi të hapur për pjesëmarrës të tjerë, pasi synohet një përfaqësim sa më i gjerë dhe i larmishëm, për t’i shpërfaqur në mënyrë sa më të plotë vlerat e polifonisë së famshme shqiptare. 🔊
Në takimin e grupit organizator u përcaktuan rregullat e aktivitetit, u shpallën stimujt financiarë për grupet dhe fituesit, u caktuan juria dhe këshilli drejtues i festivalit. 🥇🥈🥉
Vazhdon puna me drejtuesin artistik për seleksionimin e materialit muzikor. Pjesë e stafit organizator është edhe regjisori dhe koreografi Guri Gjeçi.
Juria do të përbëhet nga Profesorët e njohur Afërdita Onuzi, Zhani Ciko, Fitim Çaushi, Bardhosh Gaçe dhe Ermir Dizdari.
Më 29-30 korrik ju presim të gjithëve në “Lungomare”! 🎉🎆
Uroj që ky festival të kthehet në një festë të vërtetë për Vlorën dhe Labërinë dhe pse jo, të kthehet në një traditë të përvitshme. 🎵
Ditë të mbarë! ☀️