Pa Filtra, Dashamir Shehi: Berisha-Meta i konsideroj për rëzimin e Ramës. Basha dështoi…
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar i gazetarit Artur Nura foli sot për raportet e reja midis qeverisë së Edi Ramës dhe opozitës që po dominohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët sipas Shehit nuk janë të kulluar nga pikëpamja morale për të bërë hopin cilësor në demokracinë problematike të Shqipërisë ndaj të cilës janë përgjegjës kryesor, por – siç tha Shehi – ata janë dominues në një pjesë të rëndësishme të elektoratit dhe do ndihmojnë për ti fituar zgjedhjet kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
Dashamir Shehi tha se nuk ishte dakort me trajtimin që bëhet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta ndaj Lulzim Bashës. Ai duhet respektuar si ish lider i opozitës i cili nuk rezultoi i aftë të fitonte besimin e njerëzve si lider dhe që në fakt dështoi – tha Shehi duke shtuar se sipas tij Lulzim Basha nuk mund to rikuperohet më si lider politik.
Por sipas Shehit e gjithë problematika nis e mbaron te ligji elektoral që e ka kthyer “de facto” Shqipërinë në republikë kryeministrore dhe ka nxjerë jashtë lojës politike një sërë partish politike historike, plus ka eleminuar llogari-dhënien i zgjedhur – zgjedhës duke çuar gjithëçka në duart e kryetarëve të partive të mëdha!
Sipas Dashamir Shehit, Sali Berisha dhe Ilir Meta për të bindur të gjithë kundërshtarët e regjimit të Edi Ramës duhet ta nisin punën nga reforma zgjedhore.
Problematikën me mundësinë e bashkëpunimit me Ish Sigurimin famëkeq të Shtetit, tha se nuk gjykon dot, por mosha e Metës nuk bind për një mundësi të tillë dhe – sipas Shehit – sigurisht beteja politike e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe nuk mund të injorohet dhe në këtë betejë nuk duhet ngatërruar partia demokratike!