Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, gazetari Fatos Mahmutaj nga Brukseli: Shqipëria mund të hyjë në...

Pa Filtra, gazetari Fatos Mahmutaj nga Brukseli: Shqipëria mund të hyjë në BE në 2025. Kauza Çame më afër zgjidhjes.

Gazetari i mirënjohur Fatos Mahmutaj i ftuar i gazetarit Artur Nura tregoi se eventin politik dhe historik të hapjes së negociatave me BE e mbuluan të gjitha Mediat Belge dhe ndërkombëtare prezent në Bruksel dhe e trajtuan me nota shumë pozitive.

Sipas gazetarit Mahmutaj, i gjithë komuniteti shqiptar i Belgjikës, por edhe i gjithë Europës e priti me gëzim këtë event historik sepse, sipas tij, tanimë ata do shpëtojnë nga shumë diskriminime me të cilst ballafaqohen herë pas here shqiptarët në Europë.

Gazetari Mahmutaj tha sigurisht që Shqipëria e meritoi këtë hap për shkak të vetë shqiptarëve pro europianë, porse sipas tij, duke parë buxhetin e aprovuar të Komisionit Europian gjasat janë që ndoshta nga 2025 Shqipëria mund të hyja plotësosht në Europë sepse vetëm në atë vit janë parashikuar financime për vëndet hyrëse në BE të cilat vitin e parë vetëm përfitojnë kontribute financiare dhe më vonë edhe japin!

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se pas hapjes së negociatave me BE edhe kauza Çame është më afër zgjidhjes sepse, sipas tij, qytetarët çamë do jenë të barabartë me ata grekë e do shkojnë lirisht në shtëpiat e tyre dhe mund të fillojnë proçedurat e fitimit të të drejtave pronësore dhe më pas edhe të drejtat e tjera të mohuara deri tani. Kjo është mënyra e zgjidhjes së problematikave të ngjashme midis Francës dhe Gjermanisë siç është për shëmbull Strasburgu tha Mahmutaj.

Sfida për Shqipërinë sipas Mahmutaj është Kosova për të cilën Tirana do duhet të punojë me vëndet europiane që nuk e njohin akoma dhe për lëvizjen e lirë në zonën Schengen!

Share: