Nga Përparim Gjeka
- JO BASHKIMIT ME GJITHE “QELBESIRAT” PER TE MUNDUR TE KEQEN ME TE MADHE
Viti 2013 ishte viti kur u eksperimentua me “sukses” nga Partia Socialiste dhe Edi Rama strategjia e bashkimit me tё gjithё ata qё ishin kundra PD dhe kryeministrit tё kohёs Sali Berisha, pavarёsisht se kush ishin. Nёn ethet frenetike tё pushtetit tё pritshёm dhe frikёn se mund tё vazhdonte edhe 4 vjet tё tjera nё opozitё, kryetari i PS me laps nё dorё pёrfshiu nё kёtё front gjithё ata qё mund tё josheshin, tё bliheshin, tё mashtroheshin apo tё shantazhoheshin, qё nga vёnia nё listё pёr deputetё individё me rekorde kriminale e deri te aleanca parazgjedhore me partinё e Ilir Metёs, pёr bllokun korruptiv tё tё cilit midis tё tjerash ishte protestuar vetёm dy vjet mё parё e ku ishin kurbanizuar katёr protestues tё pafajshёm. Asnjё standard moral nuk u ndoq dhe gjithё kjo u bё hapur nёn syrin publik, pa rezistencё nga opinioni publik, kurse nga opinionistёt politikё u justifikua se nuk kishte rёndёsi nёse ajo ishte aleancё “qelbёsirash”, mjafton qё ajo aleancё tё rrёzonte tё keqen mё tё madhe, qeverinё e Berishёs. Tё gjithё i pamё frytet e asaj aleance: grup parlamentar nё burg, kanabizim i vendit, kusari e hapur me ligj dhe pa ligj, ulje e gjithё standardeve tё jetesёs, shpopullim i vendit si as nё kohё lufte.
E njёjta gjё po tentohet pёrsёri, aleancё me tё shpallurin non-grata familjarisht nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёr korrupsion e shantazhim tё drejtёsisё, madje duke e parё atё si liderin e ri qё do bёjё tё mundur rrёzimin e Ramёs. Ironikisht krah tij janё shumё nga ata tё aleancёs sё qelbёsirave tё vitit 2013. Opinioni publik, shoqёria civile, grupet e interesit, akademikёt e pedagogёt, diaspora etj. duhet tё distancohen urgjentisht nga çdo bashkёpunim me persona tё provuar e tё damkosur, duke i lёnё ata nё fatin e tyre. Fati dhe ardhmja e tyre nuk mund tё jetё fati dhe e ardhmja e Shqipёrisё, nё asnjё rast e nё asnjё mёnyrё. E ardhmja e lartёsuar e Kombit ngrihet mbi moral tё lartё, nga njerёz me moral tё lartё. Po ku janё kёta?
- JO PARTIVE POLITIKE PA DEMOKRACI E MERITOKRACI TE BRENDSHME
Ka njё opinion tё pёrgjithshёm nga ata qё mbrojnё teorinё e aleancёs sё qelbёsirave me arsyetimin se nuk ka opozitё tjetёr, doktor Berisha bёn opozitёn mё tё fortё dhe megjithёse ia dimё tё metat, i bashkohemi se nuk ka alternativё tjetёr. Shumё tё tjerё intimidohen nga propaganda e mbёshtetёsve tё Berishёs se po nuk more pjesё nё protestё ose nёse nuk je me ne, je me Ramёn, e kёshtu detyrohen tё bashkohen me grupin e Berishёs. Nё fakt, pikёrisht te mbёshtetja e kёtij grupi ёshtё forca dhe dobёsia e liderit non-grata sepse ata qё vёrtet besojnё se Berisha ёshtё burri mё i lartё, mё i drejtё, me i pakorruptuari ose edhe pse e dinё mirё kush ёshte dhe i shkojnё prapa janё pakica e pakicёs sё pakicёs. Janё pikёrisht kёto dy parti qё kanё ushqyer kёtё rivalitet pervers, ose me mua ose me kundёrshtarin, nuk ka asnjё tё mesme, asnjё alternativё tjetёr mendimi e veprimi. Kur duket se iu frikёsohen mё shumё njeri-tjetrit, atёherё ia kanё mё shumё nevojёn njёri tjetrit.
Opozita mё komode pёr Edi Ramёn ёshtё opozita me lider non-grata. Ashtu si mё tepёr frikё pati nga protesta e studentёve dhe ajo e Kukёsit sesa nga protestat e Lul Bashёs qё i shoi me gaz. Atёherё pёr çfarё protestohet dhe mbeshtetet opozita non-grata? Pёr ta dobёsuar apo forcuar Ramёn? Po pse opozita ёshtё kaq e dobёt dhe e fragmentarizuar? Sepse partite politike te ne nuk janё demokratike, nuk zgjidhet dhe provohet nё drejtim mё e mira, mё i zoti, nuk prevalon demokracia e brendshme dhe meritokracia, nuk ka votё tё fshehtё pёr organe drejtuese tё partisё sipas meritave, por ka votё tё drejtuar sipas preferencave te liderit. Pёrsa njё parti politike, aq mё tepёr ajo qё pritet tё marrё pushtetin nuk funksionon demokratikisht brenda vetes, a nuk ёshtё e sigurtё se edhe shtetin do ta qeverisё ngjashёm me qeverinё e tanishme tё Edi Ramёs dhe ngjashёm me qeverinё para kёsaj tё S. Berishёs? Ku ёshtё ndryshimi qё po kёrkohet me aleancёn e re tё qelbёsirave? Nёse bёhet njё shumicё qё mbёshtet kёtё aleancё, nuk ka njerёz qё do mund tё mbeshtesnin liderё me moral tё lartё prandaj ata nuk dalin. Ju qё mbёshtesni qelbёsirat, ju i mbysni ata qё nё embrion, ju mbysni krijesёn e re nё barkun tuaj.
- JO AMBIENTIMIT ME GJENDJEN DHE AMNISTIMIT TE MASHTRUESVE DHE HAJNISE
Sepse ata njerёz me moral tё lartё kanё dalё, kanё dalё nё protesta pa non-gratat, kundёr non-gratave nё qeveri dhe opozitё, mijёra njerёz kanё vёrshuar nё shesh edhe me thirrjen e tyre tё pastёr pa dashur tё bёhen liderё partish, thjesht kanё protestuar e protestojnё çdo ditё me menyrat e tyre. Ne nuk duhet tё jemi disfatistё, nuk duhet tё pranojmё qё e keqja del me njё tё keqe mё tё fortё, jo. Ne duhet tё besojmё se e keqja mundet vetem nga e mira, dhe atё duhet tё promovojmё. Duke nisur nga vetja. Nuk duhet tё kemi frikё nga e reja sepse ajo mund t’i ngjajё sё vjetrёs. E reja edhe nёse ka vёrtet mundёsi t’i ngjajё sё vjetrёs, ajo pёrsёri ka mё shumё mundёsi tё dalё pёr mirё se sa e vjetra e provuar e dёshtuar. Duke patur tashmё historikun e plotё tё secilit politikan, si kanё ardhur nё pushtet, cfarё kanё qenё para se tё vinin, çfarё karakteristikash personaliteti e vlerash morale kanё pasur, si janё sjellё me shokёt, miqtё, tё aferm e tё largёt para se tё pretendonin pushtet, tё gjitha kёto na thonё shumё. Dikush qё ka qenё sekretar i partisё sё Punёs nuk ka çudi qё nё pushtet tё jetё autoritar, dikush qё shet ikona tё vjedhura nuk ka çudi tё jetё hajdut nё pushtet, dikush qё fsheh diplomёn e universitetit nuk ka çudi qё ёshte mashtrues nё pushtet.
Nё krye na duhen ata njerёz tё mirё qё nuk janё ambientuar me gjendjen, nuk kanё toleruar mashtrimin e vjedhjen publike dhe kanё ngritur zёrin kudo e kurdo kanё mundur. Le t’i mbёshtesim pa frikё, pa dallim keta heronj tё rinj qё po dalin nё skenё nё mbrojtje tё interesit publik dhe prosperitetit tё vendit.
- JO INFERIORITETIT TE KOMBIT DHE DENIGRIMIT TE BASHKEKOMBASVE
Nuk mund tё pёrfaqёsohet Shqipёria nga njё kryeministёr pa asnjё lloj profesioni, kualifikimi apo edukimi qё ka lidhje me qeverisjen. Nuk mund tё jetё Shqipёria peng i njё qeverie mediokre, kur ky komb ka nё bankёn e tij tё dijes mijёra profesorё doktorё nё shkenca tё ndryshme nёpёr universitetet mё tё mira tё botёs, pёrfshirё ata nё universitetet shqiptare, plus mijёra profesionistё tё shquar nё Shqipёri e kudo, shqiptarё tё dalluar nё profesionin e tyre, tё dalluar nё moralin e tyre tё lartё se si e jetojnё jetёn. Nuk mund tё vazhdojё Shqipёria tё ndihet kaq inferiore nё arenёn ndёrkombёtare me kёta pёrfaqёsues politikё.
Klasa akademike shqiptare, shoqёria civile etj. brenda dhe jashtё vendit duhet tё prononcohen fuqishёm kundёr administrimit amator e deri kriminal tё pasurive tё vendit duke filluar nga burimet njerёzore mё tё kualifikuara qё po ikin me shpejtёsi, burimet materiale, minerare, natyrore, e deri kulturore qё po jepen me koncesione 40 vjeçare e lart, mё saktё po vidhen me ligj. Tё gjitha energjitё tona duhet tё pёrqendrohen te lufta kundёr kёsaj klase politike qё po mban peng zhvillimin dhe tё ardhmen e vendit dhe jo tё diversifikohen nё luftёra pa bereqet mes nesh pёr arsye tё paqenёsishme si ndryshim idesh pёr gjera tё caktuara qё nuk kanё lidhje me shkakun kryesor tё prapambetjes sonё si shtet, elitat politike tё inkriminuara e kusare. Nёse gjithё qelbёsirat arrijnё tё bёhen bashkё pёr tё realizuar grabitjen e kombit, pse jo qelibarёt nuk arrijnё tё bёhen bashkё pёr lartёsimin e Kombit? Ata luftojnё njёri tjetrin pёr pushtet pёr tё ndarё plaçkёn e grabitur e pёrsёri bёhen bashkё, po ne qё nuk kemi asgjё pёr tё ndarё pse nuk bёhemi bashkё?
- JO MOHUESVE TE IDENTITETIT E VLERAVE EUROPIANE DHE ORIENTIMIT EUROATLANTIK TE KOMBIT.
Njё ndarje e madhe vihet re kohёt e fundit midis ideve sovraniste dhe atyre euroatlantike, por edhe kjo kryesisht e nxitur nga dy krahёt regresiste tё elitёs politike, Edi Rama dhe Sali Berisha. Mё saktё tё djathtёt duan tё jenё sovranё nga SHBA mё shumё ngaqё u ka shpallur liderin historik non-grata dhe tё majtёt e kanё me Europёn mё shumё ngaqё iu dhimbset shampanja e Edi Ramёs qё e hap çdo vit me rastin e hapjes sё negociatave me BE.
Ka edhe ndikime fetare nga ortodoksia greko-serbe-ruse deri nё idolizim tё agresorit Putin, si dhe nga qarqe tё islamit radikal qё historikisht urrejnё Amerikёn dhe botёn e lirё demokratike.
Duke qenё se siç e shikoni kёta sovranistёt janё shtuar shumё e duke qenё edhe nё qeveri e opozitё, rrezikojnё vetё ekzistencёn e Kombit, jo vetёm kahun e shpejtёsinё e zhvillimit kombёtar. Duke kuptuar arsyet qё i shtyjnё liderёt e kёtyre grupeve tё bёhen sovranistё tё thekur, kuptojmё pse nuk duhen ndjekur nё marrёzitё e tyre.
Lideri nё qeveri thjesht nuk do tё kontrollohet as nga sistemi demokratik check and balance, as nga rregullat rigoroze tё BE pёr çdo investim qё bёhet. Ai nga ana politike pёlqen shtetin autokrat tip Putin ose Erdogan, kurse nga ana ekonomike pёlqen narkoshtetet e Amerikёs Latine.
Lideri nё opozitё pёr tё hequr njollёn nё ballё, i ka hapur gjyq ligjor Sekretarit tё Shtetit amerikan dhe gjyq publik ambasadores sё shtetit amerikan.
Kёta tё Putinit variojnё nga anti Sorros, anti-vax, domethene per inat te vjehrres flene me mullixhiun, deri te ata qё paguhen mirё historikisht nga shёrbimet e fshehta antishqiptare.
Islamistёt radikalё janё nё tё drejtёn e vet, por nuk jemi ne nё tё drejtёn tonё tё mos lartёsojmё historinё e lavdishme europiane, vokacionin europian tё Kombit shqiptar si pjesё formuese dhe shtetformuese e shumё shteteve tё tjera europiane dhe jo vetёm, kontributin bashkekombasve tanё nё ndёrtimin, ekonominё dhe prosperitetin e vendeve tё tjera europiane, mirёnjohjen e pakufishme pёr mbrojtjen e interesave jetike kombetare qё i kanё bёrё shtetet euroatlantike, nё kohё tё ndryshme tё historisё kombit tone, qё nga Vatikani, Venediku, Vjena, Uashingtoni… Virtyti mё i lartё njerёzor, por gjithashtu i dalluar nder shqiptarё ёshtё mirёnjohja.
Ne duhet tё jemi dhe do tё jemi tё orientuar bindshёm krah aleancёs mё tё natyrshme, mё demokratike, mё tё fortё tё globit. Alternativat janё tё gjitha vetvrasje. Mjafton tё mendojmё se çfarё i ndodhi Kosovёs nё 1999 dhe çfarё do t’i ndodhte Ukrainёs kёtё vit, nёse nuk do ndihmohej nga NATO.