Home KRYESORE “Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, reagon Tedi Blushi

“Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, reagon Tedi Blushi

Tedi Blushi, i cili i është bashkuar Partisë së Lirisë, ka reaguar lidhur me një njoftim se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  ka konstatuar se një politikan i lartë me inicialet I.M. rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së komunizmit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Blushi shkruan se Kuvendi ka çështje më të rëndësishme për të trajtuar si afera e inceneratorëve apo Marrëveshja e Detit me Greqinë.

Ai i bën thirrje Autoritetit të Dosjeve që “dosjet t’i hapë që sot” dhe të bëjë publik çdo informacion që mund të zbulohet me hapjen e tyre.

TEDI BLUSHI NË FACEBOOK

Ha Ha Ha… Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

LATË NAM ME PATRONAZHISTËT E SOTËM JU QË PASKENI MERAKUN E “PATRONAZHISTËVE” TË KOMUNIZMIT.

I BËJMË THIRRJE AUTORITETIT TË DOSJEVE TË HAPË QË SOT DHE TË BËJË PUBLIKE ÇDO DOSJE DHE INFORMACION TË SIGURIMIT TË SHTETIT DHE GJITHÇKA TJETËR, PËRFSHIRË EDHE PROCESVERBALET E ORGANIZATËS SË RINISË TË ASAJ KOHE!

Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet.

Share: