Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, u kërkoi falje shqiptarëve.
Kreu i qeverisë kërkoi ndjesë për gabimet duke iu thënë shqiptarëve se se asnjë prej tyre nuk është një gabim që buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve.
“I falenderoj sot me përulësinë më të thellë të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që di apo nuk di, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk është një gabim që buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve, dhe nga thellësia e shpirtit iu them sot që kurrë s’kam qënë më i bindur dhe më i motivuar për ta merituar besimin e tyre. Zoti i begoftë shqiptarët, Zoti e begoftë Shqipërinë europiane”-tha Rama