Rikthehen pjesërisht për qytetarët shërbimet në e-albania.
Pas katër ditësh bllokim për efekt mbrojtjeje nga një sulm kibernernetik, platforma shtetëror e shërbimeve e-Albania thotë se janë rikthyer për përdorim nga qytetarët 1118, nga 1225 shërbimet elektronike.
Sipas e-Albania tashmë merren nga platforma digjitale, dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit).
Po ashtu është bërë e mundur aplikimi për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve përfshi shërbimet e regjistrimit të biznesit.
Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.
Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe shërbime të tjera si ato për pronat, vërtetimet e ndihmës ekonomike, konsultat mjekësore, kërkesat për të përfituar nga programet e strehimit social, për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit.
Përfshi shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industrial, njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja, Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike
AKSH angazhohet se do të vijojë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi.
Top Channel