Një vajzë katërvjeçare është vrarë dhe nëna e saj u plagos rëndë pasi raketat ruse goditën një qytet në Ukrainën qendrore.
22 persona të tjerë humbën jetën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin në Vinnytsia.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter një video që tregon minutat e fundit të jetës së Lisa Dmitrieva, e cila kishte sindromën Down.
“Gjatë sulmit terrorist rus në Vinnytsia më 14 korrik, një vajzë e vogël e quajtur Lisa vdiq nga shpërthimi”, shkruhej në Twitter.
“Nëna e saj Iryna u dërgua në spital e gjymtuar. Iryna në rrjetet sociale ka treguar minutat e fundit të jetës së vajzës së saj”, thuhet në njoftim.
Zyrtarët thanë se raketat të gjuajtura nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi goditën ndërtesat civile në Vinnytsia.
Guvernatori i rajonit Serhiy Borzov tha se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi dy nga katër raketat që u lëshuan.
360grade.al