Nga Agron Xhekmarkaj
Nëse dikush ma merr per thyerje premtimi që nuk do shkruaj më historira me Babon mos i bëfshin sytë dritë! Nuk e kam thënë këtë por kam premtuar që nga shtatori do me kapë një seriozitet që aman falë i qofshim Zotit duke nderprere kroniken live. Por ajo që ndodhi në Pogradec ku Babo me stoicizem të madh per 48 ore dha e mori me gjithë zemrekun, mishin dhe yndyren e “Rilindjes” nuk mund të me linte indiferent dhe tu ikja pergjeqësive të mia historike. Si të gjithë ata që merinë e Babos marrin kur zemren i thyejnë, Dritan Leli xhebraili, bëri një xhiro në Spak e më pas ndoqi në Kosovë Presidentin në ikje Ilir Meta.
Mëqënese mu dha rasti perfitoj ti them per hajer Bajramit të Republikes ose Bake xhanit siç e therret Babua me perkedheli i cili sonte e bën sefte. Shyqyr që do ketë kolltukun e vet dhe nuk do ulet më në divanin tresh të Kryeministrisë.
Mbledhja e 81 Partive në Moske askund fare se kishte solemnitetin e asaj të Pogradecit.Të gjithë Kryetaret e dalë nga zgjedhjet pa kundershtar të tre viteve me parë, kerkonin rruge që lidhin fshatrat me njeri tjetrin, secili duke thene se kjo eshte kerkesa me e rendesishme per komunitetin.
Të kepusnin shpirtin me rrefenjat e tyre plot perkushtim. Pellumbi i Selenices i cili i rriti nderen elekuences së vet falë se ciles projektet kishin pushtuar fshanë gjet jehonë tek Babua i cili e ka zgjedhur per oratorinë dhe vlerat e spikatura intelektuale.
Ai i Shijakut nuk e mbajti dot komplimentin qau i uruari nga gezimi. Loti i tij ju duk Babos diamant.
Babo e beri shembull në emulacionin socialist aqësa keshilloi Lalin që në kohë të lirë të marre leksione në Sukth. Mundohu Lali të sjelle Dua Lipe e Rita Orë pak Oksident në Kryeqytet ndersa Babos Shijaku i duhet si Haxhi Qamilit kerthizë e shembullit. Ja Lali sot te Gifoni ku femijet e pyesin ne mos je ti Juda në darken e fundit dhe ai që ju thotë unë jam Shën Pjetri pasuesi që per Babon kokëposhtë varem.
Perpjekjet titanike të Ragip Sulit ranë në sy për stadiumin e Kamzes për inat të Safetit të Kukësit po aq sa floket e lyer bukur, syzet me skelet të hollë dhe një dhëmb ari plot shkelqim.
Prite Xhelen, Ragip se po të vjen si pellumb i shkruar të shpetojë Kamzen e roberuar!
Termeti nuk e zgjati shume , i uroi jetë të gjatë Komandantit nxorri qaforen ja bëri gezuar brram, brram o babam , pa nga tezja e cila u perlot dhe u ul.
Babo mendoi së shpejti të gjithë do e arrijnë Termenë në rezultate e sjellje publike. Babo u ndie mirë se tek Termeti eksperimenti i tij politik ishte identifikuar me suksesin.
Ai qerratai i Beratit kruante mjekrren si push dhe bënte vetem kerkesa , dua këtë e dua atë, Babo u mvrenjt. Dale tha, je këtu për të dhënë llogari more edepsez jo për të me kerkuar. Demo pa brirë futi bishtin ndër shalë dhe u palos.
Babos nuk i kishte pelqyer asgjë nga sa tha e me gjasë Beratnë do e shohë me dylbi në zgjedhjet e tjera.
Babo si edukator i mirë i ka zët cingerimat e telefoneve. E bëri rezil atë të Dimalit, ja muar celularin dhe copa copa ja bëri me shkelma. Po kaq Frides së gjorë që asgjë nuk i ecen mirë që kur Braçe i leshoi mallkimin e Divjakes u urdherua ta sjellë e ta lërë mbi tavolinë. S’ka llafe me Babon i bën terbiet. Tezja kafshonte gjuhen e dhimbja i dukej fisnike. Manastirliu nuk ndihej në sy i lexohej lutja lum kush del gjallë prej ketu.
Maljinda e Laçit pat vizone të larta zhvillimore. Kurbinin do ta bënte pike të nxehtë turistike dhe po kaq me qashterisi lypi një godinë te re , kaba , si koka e dreqit të mallkuem per zyrat e Bashkisë.
Nuk durohej më , Bela veshur me të bardha si borebardha mes xhuxheve të pushtetit lokal mori fjalen e cila Ulsiut aty pranë ju duk si simfoni e Bethovenit, madje ku e ku më e lartë. U kalamend sikur “elizen” degjonte.
More ju plaçin sytë -jemi ne krize u tha -paketat sociale qe do ofrojme ne vjeshte, energjia që kushton bashkë naften sa i biri të ëmen e ju dërr dërr dërr. Fjalë perendie psheretiu Ulsiu.
Ata te paepur vazhdonin “po u lidh ky fshat me këtë tjetrin i kemi zgjidhur te gjitha hallet dhe travajet marrin fund”, Babo krem i qytetarisë renkonte na mbyti katundaria.
Nikua erdhi me vonese. Babo tundi koken si per ti thënë pse? Niko i tha isha tek Ditmiri. Lajmi se Doktori ka dashur me të zhdepe në Parlament e kishte zënë në Kinshasa. Per toke kishte rënë duke vikatur, ku ku ku ku, duan të kopanisin Babon. I çova një komposto e ca llokumë që të embelsohej.
Babo bëri sikur po nuk i besoi duke menduar që shtatori është afer.
U ngrita Tigrushi. Befasoi të madh e të vogel. Një fraze lapidare hapi pleudarinë e tij. Ne jemi maskarenj more Babo, bëna kabull, nuk të meritojmë po ti falna e na ler të qajmë mbi gjoksin tënd leshtor. Ne po marrim nga hiri yt. Ne po pimë gjakun tënd që rrjedh si lumë per progresin e ketoj vendit.Babo luajti koken në shënjë mosbesimi. Tafti erëkeq i inceneratorve sikur i hyri në hundë. u kollit , eh tha me vete prit prit shtatorin ti. Do ju bëj def nga sytë more pizevengjer.
Fjalen e mori Ulsiu. Babo i tha ti paske qënë dermani i tokes, reforma në drejtesi do kishte ecur siç do ti nëse Fatmir Xhafa nuk na fut shkopinj nën rrota duke na dhjerë muhabetin.
Në fillim darka filloi e rëndë dhe e zymtë. Degjohej kokrrama e dhembeve. Por më pas Bora kendoi një këngë ” Babo Babo doren per mbi zemer ma vendos ngadale ajo rreh si zog të të thotë një fjalë! Me dashurinë tënde oh sa me kenaqe per gjithë Shqiperinë lerm të puth në faqe”! Babo u madhengjye por se dha veten, ik ik or dreq ik ulu i tha Bores qe u nis drejt tij.
Edona ndieu xhelozi. Si nuk i kishte vajtur mendja per një potpuri shkodrane që ta linte nam. Elisa tha kjo do quhet besëlidhja e Pogradecit që shenjon 25 vitet e lavdishme të Skenderbeut tonë.
Delina zgerdhihej nuk e di që Babo i ka bërë kepucet në Shtator. Elisa mendonte , qesh mirë kush qesh i fundit.
Hallë Ikonomi kishte sjelle ca tave me byrek me qumesht. Pasi i ndau me drejtesi tha fjalet e teperta janë fukarallek , ky është Byreku që i pelqen Babos.
Ah Margeriti po nderdyzej në do raportonte sukseset në kulturë apo të bënte pohimin e madh se Babo është kultura e se çdo gjë pertej tij është thjeshtë asgjë. Foli zemerthyer per sukseset.
Pjero i Lezhes mori goxha komplimente nga Babo po nuk qau si ai i Shijakut. Duke e parë atë mbledhje kuptohej sa rrugë ka bërë Shqiperi e gjorë se si flitet aty kunder korrupsionit, krimit qe po bëhet zap, rritje rrogash, mireqenie, ndershmeri e gezim
popullor. Babo nuk tundet edhe kur Shqiperia shkundet.
Plenumi i Pogradecit do mbahet mend gjatë ku u identifikuan armiqte e brendshem, u shkaterruan të jashtmit dhe u festua plani pesëvjeçar.